Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova sot ka zhvilluar takim me punonjësit e stacionit të pastrimit për reduktimin e ndotjes me krom gjashtëvalent në Jugohrom Alzar SHPKNJP Jegunovc – në falimentim.
Takimi u inicua nga punonjësit e Jugohrom – në falimentim, për shkak të problemeve me pagesën e të ardhurave mujore, kërkesës për mjete shtesë për shërbime në ditët jopune, si dhe sigurimin e paisjeve shtesë mbrojtëse.
Stacioni i pastrimit është objekt në pronësi të Jugohrom Alzar SHPKNJP Jegunovc dhe personat që kujdesen për funksionimin e tij janë të punësuar në kompani. Për shkak të faktik se ky objekt aktualisht është i falimentuar dhe nuk funksionon, dhe pastrimi i ujërave që derdhen nga deponia ka rëndësi jetike për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ujërave nëntokësore nga kromi gjashtëvalent, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor merr përsipër të paguaj kompensimet për pagat mujore të personave që operojnë stacionin e pastrimit, si dhe për kimikatet që duhet të prokurohen, pra kostot e mirëmbajtjes së stacionit të pastrimit.
Në takim ministrja informoi se kërkesat e punonjësve tashmë janë diskutuar me administruesin e falimentimit dhe të njëjtët do të përmbushen me Marrëveshjen e re që do të nënshkruajë MMJPH me administruesin e falimentimit, gjegjësisht do të sigurohet pagesa e rregullt e pagave, është zgjidhur problemi me sigurimet shëndetësore dhe Ministria do të bëjë përpjekje që të sigurojë paisje mbrojtëse për punëtorët. Sipas Shukovës, e vetëdijshme për rëndësinë e punës së stacionit të pastrimit, mbetet të monitorohet situata me procedurën e falimentimit, e cila do të varet nga e ardhmja e punonjësve.