Kovaçevski për Kanal 5: Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti në Ballkan

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në intervistën për Kanal 5, theksoi se Maqedonia e Veriut po e përforcon seriozisht pozitën e saj në kornizën ndërkombëtare dhe është një aktor konstruktiv për ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan. Kovaçevski thotë se përkushtimi i shtetit për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor është i njohur nga SHBA-të dhe BE-ja.

“Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti në Ballkan sipas të gjithë treguesve dhe sipas gjithçkaje që po ndodh në vendin tonë. Ne jemi një vend që praktikisht i kemi rregulluar marrëdhëniet në nivelin më të lartë të mundshëm dhe që i kemi zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët. Një vend anëtar i NATO-s, një vend që po negocion me BE-në, një vend që kryeson OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë dhe një vend ku u depozituan marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të procesit të Berlinit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Si vend anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut merr mbështetje të qartë ngaSHBA-të si partner strategjik i vendit në Aleancë, por edhe si vend që negocion me BE-në dhe zbaton reforma që synojnë përmirësimin e shoqërisë sonë.