Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend, tha se me zgjidhjet sistematike që po i sjell Qeveria dhe me masat kundër krizës, ka rritje të pagës minimale dhe mesatare, pensionet po rriten, me masat për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë Qeveria mbron standardin e qytetarëve, gjegjësisht nuk ka shpenzime të panevojshme, por paratë u drejtohen qytetarëve.
“Duke filluar nga muaji prill, paga minimale në vend do të jetë më e lartë për 2.175 denarë dhe nga 18.000 do të rritet në 20.175 denarë. Nga muaji i ardhshëm çdo punonjës do ta marrë këtë pagë si pagë minimale. Siç e premtuam, premtimin e realizuam”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kjo, siç deklaroi Kryeministri, nënkupton rritje prej mbi 12 për qind të pagës minimale bazë dhe harmonizim linear të pagave të 27 mijë punëtorëve, si dhe në të gjithë sektorët në të cilët ligjet janë të harmonizuara me Ligjin për pagën minimale. Në gjashtë vjite, siç theksoi Kryeministri, Qeveria katër herë e ka rritur pagën minimale: në 12.000, në 15.200 denarë, në 18.000 dhe tani në 20.175 denarë.
“Ka mbaruar koha kur punonjësit në kohën e VMRO-DPMNE-së, rreth 90 mijë punonjës në industrinë e tekstilit, këpucëve dhe lëkurës, janë diskriminuar dhe kanë marrë paga më të ulëta se minimumi ligjor. Sot, paga minimale vlen për të gjitha degët e ekonomisë dhe me zgjidhjen e miratuar ligjore, paga minimale do të rritet secilin mars, pa marrë parasysh vullnetin e çdo Qeverie të tashme apo të ardhshme”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Rritja e pagës minimale, siç tha Kryeministri, do të stimulojë rritjen edhe të pagave të tjera.
“Paga mesatare tani është 34.364 denarë dhe do të rritet edhe më tej”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në periudhë afatmesme, në periudhën 2024-2027, siç njoftoi Kryeministri, rritja nominale e pagës mesatare pritet të jetë 6.1 për qind në vit dhe pagat deri në vitin 2027 duhet të lëvizin, në vitin 2023 - 7.3% ; 2024 - 6.4%; 2025 - 6,1%; 2026 - 6,1%; 2027 - 5.8%.
Edhe Kryeministri Kovaçevski krahasoi shumën e pagave në raport me shpenzimet e jetesës. Ai tha se në vitin 2012, kur paga mesatare ishte 20.900 denarë, ndërsa paga minimale 8.050 denarë, nevojiteshin 4 paga mesatare në vitet kur nuk kishte luftë dhe kur nuk kishte inflacion, të shkaktuar nga aksionet ushtarake në kontinentin evropian. Në vitin 2013, paga mesatare ishte 21.000 denarë dhe për të mbuluar një shportë konsumatore nevojiteshin 4 paga minimale.
“Sot kemi pagë mesatare prej 34.000 denarë dhe pagë minimale prej 20.175 denarë. Është 2.5 herë më e lartë se në vitin 2013 dhe nevojiten 2.1 paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore. Teza se kjo është një rritje inflacioni nuk është e saktë. Këto vendime tregojnë se cila është politika e saktë ekonomike”, tha Kryeministri Kovaçevski, i cili theksoi se nga tetori e deri më tani kemi pasur rënie të vazhdueshme të inflacionit muaj pas muaji.
Zgjidhjet sistematike, siç tha Kryeministri, funksionojnë, siç dëshmohet nga rritja e pensioneve që përputhen me shpenzimet e jetesës dhe pagën mesatare çdo 1 mars dhe 1 shtator, pa u varur nga politikanët dhe zgjedhjet, ndryshe nga dikur kur rriteshin vetëm paraa zgjedhjeve.
“Pensioni i marsit në vitin 2023 është më i lartë për 8.4 për qind. Kjo do të thotë se në një vit kalendarik pensionet janë rritur për 16%. Me rritjen e radhës që vjen në shtator të këtij viti, pensionet për këtë periudhë do të rriten me 25 për qind, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në histori. Inflacioni arriti kulmin në 14.7 për qind. Pensionet do të rriten me 25 për qind. Përsëri konstatimi se është rritje inflacioniste nuk qëndron”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.
“Kjo rritje e pagave dhe pensioneve po ndodh në kohën kur Qeveria që unë udhëheq po merr masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, veçanërisht të kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Të gjitha mjetet financiare për rritjen e pagës minimale dhe për rritjen lineare të pagave dhe rritjen e pensioneve janë planifikuar në Buxhet, duke përfshirë edhe 225 milionë euro për masat kundër krizës, sepse shpenzimet tjera janë ulur. Rritja e investimeve dhe kujdes për qytetarët”, tha Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend.