Në intervistën për RTV Sllovenia, Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e Republikës së Sllovenisë në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në zhvillimin e vendit.
“Sllovenia gjithmonë ka avokuar për integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe besoj se roli udhëheqës që ka Sllovenia në këtë rajon do të rezultojë përfundimisht në integrimin e të gjithë rajonit në BE, siç është angazhimi e Sllovenisë, të kryeministrit Golob, te ministrja e Jashtme Fajon, Presidentja Pirc Musar, ish-presidenti Pahor. Me të vërtetë, ata kanë një rol të rëndësishëm për integrimin evropian të rajonit”, vlerësoi Kryeministri Kovaçevski.
Në të njëjtën kohë, siç theksoi Kryeministri Kovaçevski, Sllovenia është një nga miqtë më të mirë të Maqedonisë së Veriut, që nga dita e pavarësisë dhe shpalljes së pavarësisë dhe gjatë 31 viteve të fundit që kur kemi vendosur marrëdhënie diplomatike, Sllovenia ka marrë pjesë në të gjitha proceset zhvillimore të shtetit, nëpërmjet asistencës së projekteve, ndihmës në dije, nëpërmjet projekteve të binjakëzimit dhe ndihmës financiare, si dhe në fushën e ekonomisë.
“Sllovenia është partneri ynë i pestë strategjik sa i përket tregtisë, por edhe investimeve – 7% e investimeve të huaja direkte në Maqedoninë e Veriut janë nga Sllovenia. 2500 qytetarë tanë punojnë në kompani sllovene në Maqedoninë e Veriut, kompanitë e sigurimeve, bankat janë pjesë e kompanive sllovene. “Sllovenia i ka dhënë ndihmë Maqedonisë së Veriut në shumë prej 40 milionë euro për një sërë projektesh zhvillimore, që është mbështetje konkrete në përparimin e vendit tonë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në intervistën për RTV Sllovenia.