Përulemi para luftëtarëve që mundën fashizmin dhe kontribuojmë në ndërtimin e Evropës për të gjithë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në emër të Qeverisë dhe në emër të tij, uron 9 Majin, Ditën e Fitores kundërFashizmin dhe Ditën e Evropës.
 
“Përulemi para luftëtarëve që dhanë jetën për mundjen e fashizmit, nga rrënojat e të cilit lindi shtetësia maqedonase.
 
Gjithashtu shprehim respekt ndaj të gjithë atyre që kontribuan në idenë e madhe evropiane dhe ndërtimin e Bashkimit Evropian.
 
Vendi ynë është gjithmonë përmes veprave në anën e historisë së vërtetë. Ishte në fushëbetejat e Luftës së Dytë Botërore, në mesin e forcave progresive antifashiste. Është edhe sot krah për krah në NATO dhe me shtetet anëtare të BE-së, në mbrojtje të paqes.
 
Jemi në rrugën e përparimit- amaneti ynë nga partizanët, gjuha jonë maqedonase njihet në mënyrë të barabartë ndër gjuhët evropiane dhe si model i suksesshëm i një shteti multietnik, shtëpia e të gjithë qytetarëve, siç është Evropa, vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE”, tha Kryeministri Kovaçevski.
 
 
Qeveria organizon një festë solemne më 9 maj, si datë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Bashkimin Evropian.   

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje të së cilit janë zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, vendosi lule dhe shprehën respektin e tyre para monumenteve të varrezave partizane në Butel.

Në ngjarjen e organizuar me nderime të larta shtetërore, për nder të luftëtarëve të rënë në LÇP, vendosën lule dhe shprehën respektin e tyre edhe Bashkimi iLuftëtarëve nga LANÇM, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Armatës dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe delegacioni i Qytetit të Shkupit, delegacion i korit diplomatik dhe përfaqësues të partive politike.