Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Uashington, pati një takim me kongresmenin Brendan Bojll nga Pensilvania.
Në takim, Kovacevski dhe Bojll konkluduan se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime më të mençura dhe më të guximshme në vitet e fundit që kanë mundësuar ruajtjen e stabilitetit afatgjatë, integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe përmes të cilave është treguar se vendi mund të funksionojnë si një demokraci e vërtetë multietnike.
Në takim, Kryeministri përshëndeti fokusin e fortë të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kovaçevski shprehu besimin se me përpjekje të ndërsjella mund të krijohet një mjedis i këndshëm për investime dhe hapje të vendeve të punës në rajon, veçanërisht për të rinjtë, duke ofruar mundësi për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, transparente, nivele më të larta të tregtisë dhe investimeve të drejtpërdrejta. Kryeministri falënderoi kongresmenin Bojll për mbështetjen që i ka dhënë vendit në marrjen e vendimeve më të rëndësishme në periudhën e kaluar dhe mbështetjen e zëshme në Odën e Përfaqësuesve për integrimin tonë euroatlantik.
Kongresmeni Bojll theksoi mbështetjen e plotë për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, si dhe për përpjekjet për zhvillimin e përgjithshëm të rajonit. Si mik i vjetër i Maqedonisë së Veriut, Bojlle theksoi se ai është vërtet krenar për ndikimin që ka komuniteti maqedonas në SHBA.
Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet një partner stabil, strategjik dhe aleat i dëshmuar i SHBA-ve, në planin dypalësh dhe në NATO, me fokus në përkushtimin e përbashkët për siguri, liri dhe prosperitet demokratik, si dhe në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve tjera të paqes botërore dhe stabilitetit.