Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, mori pjesë dhe foli në shënimin e fillimit të punimeve të ndërtimit të fabrikës së re, investim e "Magna Mekatroniks", e cila prodhon sisteme të integruara të komponentëve mekanikë dhe elektronikë dhe është një nga grupet e kompanisë kanadeze "Magna International".
"Magna International" është një nga kompanitë më të njohura në botë, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve, moduleve dhe komponentëve të automobilave që dërgohen për të gjithë prodhuesit kryesorë të makinave në botë. Bëhet fjalë për zgjerimin e fushës së punës së kompanisë me një projekt të ri investues, krahas fabrikës së kompanisë në ZZHTI Strugë.
“Ky investim plotëson listën e investimeve të mëdha më të rëndësishme të kompanive të njohura botërore, të cilat zgjedhin vendin tonë si destinacion investimi. Ky është një sinjal i qartë se Maqedonia e Veriut ofron një mjedis biznesi të favorshëm dhe të parashikueshëm për kompanitë, për investime të reja. Është rezultat i politikave tona strategjike, si anëtarësimi në NATO, si dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Ardhja e kompanive të huaja të njohura tek ne do të thotë një rejting më i lartë i investitorëve, hapje vendesh të reja pune dhe më të paguara, dhe për qytetarët tanë paga më të larta dhe mundësi për të provuar profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në tregjet botërore. Zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial janë motori i ekonomisë sonë dhe kompani si “Magna Mekatroniks” janë kompani që rrisin jo vetëm numrin e vendeve të punës në vend, jo vetëm BPV-në, por edhe reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë”, tha Kryeministri Kovaçevski, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve në manifestim.
Kryeministri Kovaçevski, duke përmendur investimet e fundit të rëndësishme, përfshirë ato të "Gerejshajmer" dhe "Jageo", theksoi rezultatet e arritura në zonat zhvillimore teknologjiko-industriale.
“Numri i të punësuarve në zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial në prill të këtij viti shënoi sërish rritje dhe arriti në 16700, që është 15% më shumë se prilli 2022, pra 20% më shumë se 2021. Vazhdon rritja e eksporteve, të cilat në muajin prill arritën në 1.2 miliardë euro. Vetëm në muajin prill kompanitë në ZZHTI realizuan eksporte prej 277 milionë eurosh, që është 12% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Vërehet edhe një rritje e të hyrave në buxhet, ku kompanitë e zonave kanë paguar 35% më shumë mjete në Buxhetin e Shtetit në vitin 2022 krahasuar me 2021. Domethënë, për një euro të paguar nga shteti, kompanitë kthejnë në buxhet të paktën katër euro. Maqedonia e Veriut si histori suksesi do të dëgjohet gjithnjë e më shumë! Ecim përpara dhe vetëm përpara, me suksese të reja, me investime të reja, hapim vende të reja pune dhe zhvillojmë ekonominë vendase”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në manifestim.
Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, theksoi se është kënaqësi që pas një viti të negociatave të marr pjesë në gurthemelin e fabrikës së re të "Magna Mekatroniks".
“Me këtë investim sigurojmë të drejtën për një jetë të denjë për të paktën 100 bashkëqytetarë tanë nga ky rajon me paga 20% mbi mesataren shtetërore. Ky është shembull dhe model i vërtetë i bashkëpunimit të politikanëve dhe institucioneve përgjegjëse përmes të cilit tregojmë se mund të japim rezultate konkrete për qytetarët. I shpreh mirënjohjen time Kryeministrit Kovaçevski për mbështetjen vetëmohuese që nga fillimi i negociatave dhe për mbështetjen e tij në momentet kyçe që procesi të ecë më shpejt”, tha drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski duke falënderuar ekipin e ZZHTI dhe kryetarit të komunës së Shtipit, Ivan Jordanov për mbështetjen e projektit.
“Objekti ynë i dytë në Maqedoninë e Veriut përfaqëson një tjetër moment historik në rrugëtimin tonë për të zgjeruar punën dhe aftësitë tona në rajon, si dhe për të mbështetur klientët tanë me produkte inovative të klasit botëror. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që na është dhënë nga Qeveria dhe mbetemi të përkushtuar në eksplorimin e mundësive shtesë të rritjes”, tha zëvendëspresidenti i Magna International, David Krespi në fjalimin e tij në këtë ngjarje.
Fjalimi i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski në nisjen e investimit të dytë të
“Magna” në Shtip
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në manifestimin me rastin e fillimit të punimeve të ndërtimit të një projekti investues të kompanisë “Magna Mekatroniks”, në zonën zhvillimore teknologjiko-industriale Shtip e cila është një nga grupet e një prej kompanive më të njohura botërore "Magna International", e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve, moduleve dhe komponentëve të automobilave që furnizohen për të gjithë prodhuesit kryesorë të makinave në botë. Bëhet fjalë për zgjerimin e fushës së punës së kompanisë me një projekt të ri investues, krahas fabrikës në ZZHTI Strugë.
Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski:
“Qëllimi im dhe i Qeverisë është që Maqedonia e Veriut të shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse për investime në Evropë. Dhe ngadalë, por me siguri, ne po e arrijmë këtë qëllim. Ngjarja e sotme është dëshmi se kemi një klimë të favorshme biznesi për tërheqjen e investimeve të reja të huaja dhe për zhvillimin e investimeve ekzistuese të huaja.
Më jep kënaqësi që sot këtu në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike në Shtip, shpall investimin e dytë të një prej kompanive më të suksesshme në botë, kompanisë kanadeze Magna International.
Me këtë rast, e përgëzoj zotin Krespi, për besimin dhe për hapin tuaj, që pas hapjes së fabrikës Magna Mirror në ZZHTI Strugë, vendosët ta zgjeroni fushën e punës, me një investim të ri në ZZHTI Shtip, gjegjësisht Magna Mekatroniks.
Kjo kompani, me seli në Ontario, është e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve të automobilave, moduleve dhe komponentëve që furnizohen për të gjithë prodhuesit më të rëndësishëm të makinave në botë.
Bëhet fjalë për një nga kompanitë më të mëdha prodhuese në botën e automobilave, me 65 vite përvojë, e cila është e shpërndarë në 29 shtete me mbi 341 operacione prodhimi dhe 88 qendra zhvillimi, inxhinierie dhe shitjeje me gjithsej 171,000 punonjës brenda kompanisë.
Të nderuar të pranishëm dhe mbi të gjitha nikoqirë të nderuar,
Ky investim plotëson listën e investimeve të mëdha më të rëndësishme të kompanive të njohura botërore, të cilat zgjedhin vendin tonë si destinacion investimi. Ky është një sinjal i qartë se Maqedonia e Veriut ofron një mjedis biznesi të favorshëm dhe të parashikueshëm për kompanitë, për investime të reja.
Është rezultat i politikave tona strategjike, si anëtarësimi në NATO, si dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian.
Në muajt e kaluar kanë filluar të realizohen edhe dy investime të tjera të mëdha. Një nga gjigantët farmaceutikë gjermanë “Gerejshajmer”, me vlerë mbi 126 milionë euro, që paraqet një shumë rekord investimi që nga krijimi i zonave të zhvillimit teknologjik industrial. E dyta, e një prej prodhuesve më të mëdhenj të çipave për industrinë e automobilave, për industrinë e aviacionit, industrinë mjekësore dhe teknologjitë 5G - Jageo. Kompania Jageo vendosi të investojë 205 milionë euro në vendin tonë, ku do të punojnë gati 4000 punonjës, investim që u konsiderua i paimagjinueshëm për të prodhuar gjëra të tilla në vendin tonë.
Ardhja e kompanive të huaja të njohura tek ne do të thotë një rejting më i lartë i investitorëve, hapje vendesh të reja pune dhe më mirë të paguara dhe për qytetarët tanë paga më të larta dhe mundësi për të provuar ekspertizën dhe aftësitë e tyre në tregjet botërore. Zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial janë motori i ekonomisë sonë dhe kompani si “Magna Mekatroniks” janë kompani që rrisin jo vetëm numrin e vendeve të punës në vend, jo vetëm BPV-në, por edhe reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë. Kjo kompani, nëse lexoni për historinë e saj dhe çfarë bën, është një kompani që prodhon gjithçka që nevojitet për industrinë e automobilave dhe nuk ka asnjë pjesë që nuk mund të prodhohet në fabrikat e tyre.
Me konceptin e përbashkët të Qeverisë dhe ZZHTI-s dhe në kohë sfidash globale, arritëm marrëveshje mbi 850 milionë euro investime, që është gati dy të tretat e vëllimit total të investimeve të realizuara në dhjetë vitet e mëparshme.
Numri i të punësuarve në zonat e zhvillimit teknologjik industrial në prill të këtij viti shënoi sërish rritje dhe arriti në 16700, që është 15% më shumë se prilli 2022, pra 20% më shumë se 2021.
Vazhdon rritja e eksporteve, të cilat deri në prill arritën në 1230 miliardë euro. Vetëm në muajin prill kompanitë në ZZHTI realizuan eksporte prej 277 milionë eurosh, që është 12% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.
Gjithashtu vërehet një rritje të të hyrave në buxhet, ku kompanitë e zonave kanë paguar 35% më shumë fonde në Buxhetin e Shtetit në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Domethënë, për një euro të paguar nga shteti, kompanitë kthejnë në buxhet të paktën katër euro.
Për Maqedoninë e Veriut si histori suksesi do të dëgjohet gjithnjë e më shumë! Ne ecim përpara dhe vetëm përpara, me suksese të reja, me investime të reja, hapim vende të reja pune dhe zhvillojmë ekonominë vendase!
Dua t'ju falënderoj për vëmendjen, mbi të gjitha për ftesën dhe ju uroj suksese të mëdha në realizimin e investimit tuaj në vendin tonë."