Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në intervistën televizive ka folur edhe për fokusin e Qeverisë në ekonominë dhe nevojat e qytetarëve, në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore.
“Qeveria miratonte masa në pjesën e parë të ngrirjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, kjo për të gjithë qytetarët, kur të gjithë u bindën se nuk mund të ketë bukë për 33 denarë – Qeveria dëshmoi se mundet, atëherë e bëri të njëjtën gjë me produktet qumshtore, në pjesën e produkteve ushqimore bazë, pastave dhe kështu me radhë”, tha Kryeministri Kovaçevski, i cili theksoi se inflacioni, i cili është në rritje kudo në botë, në vendin tonë “inflacioni është ulur për 7 për qind.
Gjithashtu, të mos harrojmë se Qeveria gjatë gjithë vitit ka subvencionuar 80% të çmimit të energjisë elektrike që marrin qytetarët, shtoi Kryeministri.
“Kemi 50 për qind rritje të prodhimit dhe 100 për qind energji elektrike vendore për nevojat e qytetarëve dhe për nevojat e konsumatorëve të vegjël, gjegjësisht 72 mijë kompani që punësojnë 98 për qind të punonjësve”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, po ashtu përkujtoi se gjatë kësaj krize energjetike dhe gjatë krizës së koronës janë mundësuar një sërë pako masash, ndihmë financiare për qytetarët.
“Ajo që thashë në fillim të kësaj krize është se askush nuk do të mbetet vetëm, sepse kjo është një kohë solidariteti dhe kjo është koha për të ndihmuar ata që kanë më pak në shoqëri dhe për këtë arsye kemi pasur një paki masash antikrizë nga 760 milionë euro”, shtoi Kryeministri Kovaçevski.
Kemi nivelin më të lartë të investimeve të huaja direkte që nga ekzistenca jonë, numrin më të madh të të punësuarve në zonat e huaja, mbështetjen më të madhe të kompanive për të mbështetur investimet në shtet, 410 kompani u mbështetën në krizën më të madhe ekonomike, tha Kryeministri Kovaçevski dhe theksoi se investimet në vitin 2022, prej 465 milionë eurosh janë dy herë më shumë se investimet e vitit 2014.
“Eurobondi që është marrë, ai që e kemi lëshuar tani prej gjysmë miliardë eurosh, është për kthimin e eurobondit të lëshuar në kohën e qeverisë së fundit të VMRO-DPMNE-së, kur do ta kthejmë eurobondin që është në korrik edhe borxhi do të reduktohet. Ky detyrim që është marrë atëherë, është për Shkupin 2014. Muajin e kaluar kam vënë në përdorim një objekt social me 312 banesa në Butel, 10 milionë euro, ndërsa këto janë katër luanë nga Qeveria e tyre”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën për televizionin Kanal 5.