Spasovski dhe Gashiq në Beograd nënshkruan Memorandum mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, i cili do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave përtej kufirit shtetëror

Sot, (31.03.2023) në Beograd të Republikës së Serbisë, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, në kuadër të delegacionit qeveritar, së bashku me homologun e tij, ministrin e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë, Bratisllav Gashiq, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për masat për përmirësimin e lëvizjes së personave dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror.

Memorandumi, i cili u nënshkrua menjëherë pas seancës plenare të qeverive të të dyja vendeve, do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave përtej kufirit shtetëror, veçanërisht përmes pikës kufitare Tabanoc-Preshevë dhe do të kontribuojë në uljen e turmës në vendkalimin kufitar gjatë sezonit turistik, që është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, si dhe të gjithë atyre që shfrytëzojnë vendkalimin kufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

Në takimin dypalësh, ministrat Spasovski dhe Gashiq theksuan rëndësinë e marrëdhënieve miqësore të të dyja vendeve tona, të cilat monitorojnë në mënyrë intensisve bashkëpunimin e policisë maqedonase dhe serbe, ndërsa nënshkrimi i Memorandumit paraqet një kapitull të ri në bashkëpunimin rajonal dhe ndërlidhjen e popujve tanë miq.