Kovacevski në Debatin e Përgjithshëm në Samitin në Rejkjavik: Evropa duhet të mbetet e bashkuar, e lirë dhe në paqe me Ballkanin Perëndimor të integruar në familjen evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski foli sot në Debatin e Përgjithshëm të Samitit të Këshillit të Evropës që po mbahet në Rejkjavik të Islandës.
 
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit në tërësi:
 
“U mblodhëm në Rejkjavik për të treguar unitet, solidaritet dhe përkushtim ndaj vlerave tona të përbashkëta në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës përballë agresionit të paprecedentë kundër shtetit tonë anëtar - Ukrainës.
 
Agresioni rus kundër Ukrainës është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i cili ka tronditur strukturat tona ekzistuese shumëpalëshe.
 
Ne akoma jemi të bindur se multilateralizmi është e vetmja mënyrë për të mobilizuar një përgjigje kolektive ndaj luftërave, krizave, gjendjeve të jashtëzakonshme dhe sfidave të natyrës së ndryshme.
 
Ukraina thjesht donte të zgjedhte rrugën dhe aleatët e saj të ardhshëm. Dhe ne bëmë të njëjtën gjë kur treguam solidaritetin tonë të palëkundur dhe e larguam shpejt Federatën Ruse nga Këshilli i Evropës. Ne ishim dhe jemi të bashkuar në kërkimin e përgjegjësisë për krimet e kryera. Ne gjithashtu filluam të mendojmë se çfarë bëjmë mirë në Strasburg dhe ku mund të përmirësohemi.

Ndërsa ne bëjmë shumë gjëra të mira. Duke filluar si projektin e paqesnë vitin 1949, Këshilli është zhvilluar një shpresë për miliona evropianë nëpërmjet Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Normat dhe standardet e saj kanë kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që Evropa të mbetet e bashkuar dhe Evropa nuk do të jetë e bashkuar, e plotë, e lirë dhe paqësore pa Ballkanin plotësisht të integruar në familjen evropiane. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë të ecin përpara së bashku, sepse nëse fqinji i njërit përparon, atëherë përparon edhe tjetri. Nuk duhet të lëmë hapësirë për ndikim nga palët e treta, veçanërisht nga Rusia, më së paku në zemrën e Ballkanit, që është zemra e Evropës.

Maqedonia e Veriut mbështet plotësisht Deklaratën e Samitit dhe të gjitha anekset. Ne besojmë se ato ofrojnë një agjendë solide për të adresuar çështjet dhe shqetësimet që ndajmë.

Si kryesues me OSBE-në dhe anëtarë të NATO-s, ne do të vazhdojmë të demonstrojmë përkushtimin tonë të vendosur për lirinë, paqen, prosperitetin dhe sigurinë në Evropë. Si dhe përkushtimin tonë ndaj Ukrainës, siç edhe kemi bërë deri më tani.

Dëshiroj të falënderoj kryesimin islandez për përpjekjet e tyre të palodhura për ta bërë Samitin të suksesshëm dhe t'i uroj kryesimit letonez të njëjtën qëndrueshmëri dhe përkushtim.

Më lejoni të konkludoj me këtë: diskursin që e përdor Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është, për fat të keq, shumë i ngjashëm me diskursin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Është e papranueshme abuzimi me akuza të tilla të pabaza për qëllime politike, në këtë periudhë kyçe për historinë e Evropës.

Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri dhe demokraci moderne multietnike dhe të gjitha raportet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e konfirmojnë këtë.

Akuzat e bëra në këtë Samit nga ana e përfaqësuesit të Bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ-së dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut.