Kovaçevski: Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" është një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase dhe vazhdimësi e misionit të vëllezërve të shenjtë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në emër të Qeverisë dhe në emër të tij, dërgoi telegram urimi për nder të 24 Majit, Ditës së Iluministëve Mbarësllavë, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe festës patrone të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, te rektori, prof. Dr. Nikolla Jankullovski, dekanëve, prodekanëve, profesorëve, senatorëve dhe studentëve.

Ky universiteti ynë i parë shtetëror në vend, një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase, vazhdimësi e veprës arsimore të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe pasardhësve të tyre, bazuar në krijimin e shkrim-leximit maqedonas, ishte, është dhe mbetet bosht i mendimit kulturor, arsimor e shkencor dhe udhërrëfyesi për zhvillimin e vendit tonë.

Sot më shumë se kurrë nevojitet mendimi progresiv, kulturor, arsimor dhe shkencor për përparimin e mëtutjeshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes bashkëpunimit të përbashkët, ne e mbrojtëm denjësisht gjuhën tonë maqedonase dhe e vendosëm në pozitë të barabartë me gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian.

Shteti është në rrugën e duhur. Kemi hapur perspektivat përmes fillimit të bisedimeve me BE-në, për të cilat kanë nevojë të gjithë qytetarët dhe shoqëria, si dhe shanset për arsim cilësor evropian. Ne gjithashtu avancuam bashkëpunimin rajonal përmes nismës Ballkani i Hapur dhe Procesit të Berlinit.

Me gjithë këtë, ne zgjeruam fushën e punës, veprimit dhe shkëmbimit të përvojave pozitive dhe praktikave të avancuara në nivel rajonal dhe evropian, të bindur fuqishëm se kjo është rruga e duhur për përmirësime cilësore në të gjitha sferat sociale.

Dhe prandaj ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara.

Duke ndjekur shembullin e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, themelues të ndërkulturalizmit, ne i përkushtohemi bashkimit në jetën shoqërore, si dhe në familjen evropiane.

Vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi na ngarkuan të krijojmë gjenerata që janë gati të mbrojnë dhe ushqejnë me guxim vlerat e popullit të tyre, duke e ushqyer ndërkulturalizmin si një përfitim qytetërues. Prandaj, faleminderit që jeni bashkë në këtë rrugë të shënuar.

Arsimi është një nga themelet kryesore për një shoqëri të zhvilluar, moderne, evropiane, ashtu siç përpiqemi të jemi Republika e Maqedonisë së Veriut dhe pres që me përpjekje të përbashkëta ta arrijmë këtë qëllim,në emër të një të ardhmeje të mirë për të tashmen dhe gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Kryeministri Kovaçevski në telegramin drejtuar rektorit Jankullovski.