Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytaqi, mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët me temë të energjetikës në kuadër të Samitit të dytë të komunitetit politik evropian, i cili mbahet në Kishinau të Moldavisë.
Në tryezën e rrumbullakët flitej për sfidat lidhur me krizën energjetike dhe rrezistencën energjetike në kuadër të sfidave globale me të cilat përballen vendet në Evropë, ndërsa liderët folën për për sigurinë energjetike e cila duhet të sigurohet nga të gjitha vendet të cialt marrin pjesë në Komunitetin politik evropian. U konstatua nevoja për përfshirje aktive të vendeve nga Ballkani Perëndimor në lidhshmërinë energjetike. Liderët folën edhe për shqyrtimin përfundimtar të mundësisë për krijim të një mekanizmi të ri për financim të vendeve të cilat nuk janë anëtare të BE-së.
Kryeministri Kovaçevski në prezantimin e tij iu referua hapave që ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të siguruar tranzicionin dhe diversifikimin e energjisë, si kontributin më të rëndësishëm në qasjen rajonale dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë së rajonit.
Kovaçevski i ndau praktikat e mira të cilat i ndërmori Qeveria gjatë vitit të kaluar si masat për përballje m krizën energjetike, por edhe hapat të cialt sollën diversifikim energjetik për vendin. Një nga hapat e tillë është Marrëveshja për interkonektorin me Bullgarinë, me të cilën u rrit kapaciteti ekzistues i gazpërçuesit. Më me rëndësi, kjo Marrëveshje mundësoi diversifikim të burimeve të gazit natyror dhe gazit nga Azerbajxhani dhe LNG të jetë i kapshëm për ne. Njëkohësisht është edhe mundësia për sigurimin e rezervave të gazit natyror në Bullgari.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar për diversifikimin e energjisë, dhe e ka kthyer krizën në një mundësi, dhe pikërisht për këtë, në 15 muaj të shkurtër, Maqedonia e Veriut ka instaluar një kapacitet prej rreth 200 MW energji nga burimet e rinovueshme, kryesisht. impiantet fotovoltaike, por edhe impiantet e erës dhe biogazit. Me këtë, Maqedonia e Veriut bëhet qendër rajonale e energjisë së gjelbër.
Në kuadër të këtij Samiti, u mbajtën tre tryeza të rrumbullakëta të kahëzuara drejt tre temave kryesore, e ato janë përpjekje të përbashkëta për paqe dhe siguri, rezistenca energjetike dhe aksioni klimatik dhe lidhjet e ndërsjellta në Evropë për kontinent më mirë i lidhur dhe më stabil. Komuniteti politik evropian është platformë për koordinim politik mes vendeve evropiane. Platforma ka për qëllim promovimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit me qëllim të adresimit të temave të interesit të përbashkët dhe prëforcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.