Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarskin dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemin, ishin në terren ku është duke u bërë rehabilitimi i dy korsive në magjistralen Demir Kapi – Negotinë.
Bëhet fjalë për rehabilitimin e kësaj magjistrale në gjatësi prej 15 kilometrave, ndërsa mjetet në vlerë prej 9 milionë eurosh janë siguruar nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.
“Sipas Marrëveshjes për projektin, rehabilitimi i rrugës duhet të përfundojë deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm dhe pres që ky afat të respektoheti. Ky aks rrugor ishte një nga rrugët më të këqija të Korridorit 10, nuk u rehabilitua për 20 vite dhe kjo ishte një kërkesë e të gjithë qytetarëve, sidomos atyre që gravitojnë në këtë pjesë të shtetit.
Ky është një nga akset rrugore, i cili është pjesë e Korridorit 10 transevropian dhe përfaqëson një lidhje të rëndësishme mes vendit tonë, Greqisë, Serbisë, por edhe me vende të tjera të Evropës. Realizimi i këtij projekti, përveç që do të kontribuojë në ndërlidhjen e transportit, do të sigurojë edhe komunikacion të sigurt për qytetarët”, vlerësoi Kryeministri Kovaçevski, pas takimit me autoritetet e projektit dhe realizuesve.
Përqendrimi i fortë në investimet në infrastrukturë, tha Kryeministri Kovaçevski, ka një rezultat të dukshëm, me të cilin "ne kemi treguar se paratë e qytetarëve duhet dhe mund të përdoren me përgjegjësi dhe ekskluzivisht për zhvillimin e shtetit".
“Investimi në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore është një investim në mallra të qëndrueshme, që nënkupton jo vetëm rrugë bashkëkohore, por edhe zhvillim rajonal dhe rritje të ekonomisë. Sot paratë e qytetarëve shkojnë për qytetarët, jo për fasada të stiroporit, për barok fallco, për qëllime personale dhe partiake. Vetëm vitin e kaluar, në kushtet e krizës më të madhe, kemi pasur një realizim rekord të investimeve kapitale prej 465 milionë euro, që është 60% më shumë se në vitin 2014, kur shuma e projekteve kapitale ishte 286 milionë euro, ndërsa paratë e qytetarëveve shkonin për shpenzime joproduktive. Në tre vitet e fundit, gjegjësisht 2020, 2021 dhe 2022, në kushte të krizës shëndetësore, ekonomike dhe energjetike, vlera e investimeve kapitale arrin në 1,1 miliardë euro”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Nga viti 2017 deri në vitin 2022, siç theksoi Kryeministri Kovaçevski, janë investuar 1 miliard euro në ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve; janë ndërtuar dhe rehabilituar rreth 1400 kilometra rrugë në 6 vite; u ndërtuan 2 rrugë të reja të shpejta; po ndërtojmë edhe 2 rrugë dhe disa rrugë magjistrale dhe rajonale; ne ndërtojmë dhe rehabilitojmë rreth 450 kilometra rrugë lokale në të gjithë komunat.
Është përshpejtuar dinamika e ndërtimit të rrugës nga Kërçova në Ohër, me gjatësi prej 57 kilometra, siç tha Kryeministri, problemet e trashëguara që pengonin realizimin janë larguar dhe 75 për qind e rrugës tashmë është e përfunduar.
Së fundi zyrtarisht është vënë në përdorim pjesa rrugore e rehabilituar Kumanovë - Stracin, proces ky që u realizua për herë të parë pas më shumë se 32 vitesh, ndërsa kjo rrugë magjistrale është pjesë e Korridorit Evropian 8 dhe është me rëndësi vitale si për atë rajon dhe për të gjithë vendin.
“Si asnjë qeveri tjetër, ne investojmë në çdo pjesë të vendit. Dhe vazhdojmë me të njëjtin ritëm, sepse vendi dhe qytetarët tanë meritojnë të kenë një ndërlidhje bashkëkohore rrugore”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë veçanërisht e vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 e, në kuadër të të cilit do të ndërtohen rreth 110 kilometra autostrada të reja dhe realizimi i projektit nënkupton edhe 8000 vende të reja pune, investime të reja prej 1.3 miliardë eurosh dhe rritje nominale të PBB-së për K për qind në vit, në pesë vitet e ardhshme. Në terren dhe në të dy korridoret, siç paralajmëroi kryeministri Kovaçevski, tashmë po kryhen aktivitetet e nevojshme përgatitore për punimet e ndërtimit, rilevimet gjeomekanike, si dhe proceset e projektimit, përgatitjen e raporteve për ekspropriimin e tokës dhe mobilizimin e kompanive që do të përfshihen në ndërtimin e autostradave.
“Ky është projekti më i madh strategjik infrastrukturor deri më tani, me të cilin lidhim vendin me rajonin dhe Evropën, sipas standardeve evropiane dhe botërore të ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Përveç portit të Selanikut, ne lidhemi me dy porte të tjerë: në Burgas të Bullgarisë dhe në Durrës të Shqipërisë. Me vendimin e BE-së për vendosjen e Korridorit 8 në hartën e korridoreve kryesore të rajonit dhe BE-së, vendi ynë pozicionohet si udhëkryq i rajonit të dy korridoreve kryesore evropiane, përkatësisht Korridorit 10 d dhe Korridorit 8. Ndërlidhjen e bëjnë të mundur dy korridoret do të thotë zhvillim i balancuar rajonal, përmirësim i vlerësimit ekonomik të shtetit dhe klimës së biznesit, rritjen e investimeve të huaja, transfer më i shpejtë i njerëzve dhe mallrave, hapje e tregjeve të reja dhe lidhje më e mirë me partnerët ndërkombëtarë dhe tregtarë. Këto vendime, këto politika janë shqetësim real për qytetarët dhe për shtetin, kështu punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
“Ne investojmë në të ardhmen e mirë të gjeneratave aktuale dhe i lëmë një trashëgimi të vlefshme gjeneratave të ardhshme, e cila është edhe një perspektivë për të ardhmen e tyre më të mirë. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të udhëtojnë në rrugë bashkëkohore dhe moderne, të vozisin më shpejt dhe më të sigurt dhe të jenë të lidhur me Evropën dhe botën. Ne sot po realizojmë një të ardhme evropiane – tani, për cilësi evropiane të jetës”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ministri për Transport dhe Lidhje Boçvarski në fjalimin e tij tha se investimet në ndërlidhje cilësore rrugore në Korridorin 10 janë pjesë e planit të Ministrisë për vendosjen e një autostrade të shpejtë, të sigurt dhe moderne.
“Ne po realizojmë vizionin tonë për perspektivën evropiane, duke e pozicionuar vendin në hartën e korridoreve kryesore evropiane. Kështu ne kemi zënë një vend të rëndësishëm në hartën e rrugëve kryesore ndërkombëtare në transportin evropian të mallrave dhe udhëtarëve.
Në këtë Korridor 10 e rehabilitojmë edhe pjesën e dëmtuar nga Katllanova deri në Petrovec, ndërsa tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjerimin e vendkalimit kufitar Tabanoc. Në fazën tjetër do ta ngremë këtë pjesë jugore të autostradës në një nivel më të lartë modern, për të cilin muajin e ardhshëm do të shpallim thirrje për instalimin e Sistemit Inteligjent të Transportit përmes të cilit do të kemi situata të parashikueshme në vetë rrugën, të cilat do të rrisë sigurinë në një nivel edhe më të lartë.
Cikli i fuqishëm i investimeve prej afro 2 miliardë eurosh në modernizimin e të gjithë infrastrukturës rrugore në vend jep padyshim një sinjal të fuqishëm për investitorët vendor dhe të huaj.
“Investimi në një rrjet më të mirë rrugor është investim për një shtet të fuqishëm ekonomik dhe për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme”, tha ministri Boçvarski.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Rustemi, potencoi se përveç fokusit në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d si projekti më i madh infrastrukturor, me të cilin vendi do të merr 110 kilometra autostrada të reja, po kujdeset edhe të të gjitha autostradave dhe rrugëve të tjera për sanimin dhe rehabilitimin e tyre në kohë.
“Në programin për këtë vit kemi siguruar mjete për rehabilitimin e pjesëve më të dëmtuara të autostradës Demir Kapi – Negotinë dhe Shkup – Tetovë. Për shkak të kryerjes së sigurt të punimeve dhe për shkak të vëllimit që përfshin rikonstruimin e plotë, për momentin kemi një regjim të përkohshëm të qarkullimit të miratuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në këtë pjesë të autostradës”, kumtoi drejtori Rustemi.
Projekti për rehabilitimin e autostradës Demir Kapi – Negotinë është pjesë e programit vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka të bëjë me riparimin dhe rehabilitimin e rrugëve shtetërore.