Kovaçevski: Pas amanetit të Misirkovit, gjuha maqedonase sot është realitet shkencor, letrar dhe politik në Evropë dhe në botë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të Institutit për gjuhën maqedonase “Krste Misirkov” dhe 120 vjetorit nga botimi i librit “Për çështjet maqedonase”, nga  Krste Misirkov.

Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski në ngjarje:

“Të nderuar përfaqësues të familjes së të madhit Krste Misirkov, ideolog i luftës kulturore maqedonase, veprën e të cilit e festojmë sot - është nder dhe kënaqësi që jeni këtu, për të festuar së bashku jubileun e madh, 120 vjet nga botimi i librit "Për çështjet maqedonase", një nga veprat themelore për letërsinë, kulturën maqedonase, për identitetin kombëtar maqedonas dhe identitetin maqedonas,

E nderuar drejtoresh e i Institutit të Gjuhës Maqedonase, prof. Jovanova-Grujovska,

I nderuar: prof. Spasov,

E nderuara Prof. Mojsova-Çepishevska,

I nderuari: Prof. Jankulovski, i cili për fat të keq sot nuk është këtu me ne,

Të nderuar akademikë, profesorë, shkencëtarë, studiues maqedonas, shkrimtarë, punonjës të Institutit të Gjuhës Maqedonase,

I nderuar Drejtor i Agjencisë për Zbatimin të Gjuhëve,

Të nderuar kolegë ministra në Qeveri,

Të nderuar profesorë të Universitetit të Shën Kirili dhe Metodi që janë të pranishëm këtu sot,

Të dashur të rinj dhe qytetarë që studiojnë, jetojnë, punojnë duke përdorur gjuhën maqedonase - trashëgimtarë të kodifikuesve dhe mbrojtësve të gjuhës standarde maqedonase Misirkov dhe Koneski,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Le të festojmë jubileun - 70 vjet nga themelimi i Institutit të Gjuhës Maqedonase, institucion i rëndësishëm shkencor në vendin tonë, pjesë e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi", në të cilin gjuha maqedonase studiohet në të gjitha nivelet!

Unë besoj se jam Kryeministri që kam ardhur më shumë në këtë institut në një vit.

Dhe unë jam i vetmi Kryeministër në 20 vitet e fundit që me një angazhim personal të ministrit të Financave dhe Arsimit sigurova vitin e kaluar 16 të rinj që do të punojnë këtu në institut. Është një nga gjërat për të cilat jam shumë krenar që ia dolëm ta bëjmë atë punë së bashku me profesoreshwn dhe kolegët e saj vitin e kaluar, duke qenë se kemi ende shumë për të bërë para nesh.

Fjalët e Misirkovit sot janë realitet për popullin maqedonas dhe për gjuhën tonë shekullore maqedonase, e cila ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë përgjithmonë.

“Fatmirësisht ekziston një kulturë dhe histori kombëtare maqedonase dhe ky fakt e armatos popullin maqedonas, me një armë të pathyeshme në luftën e tij për të drejtat e njeriut dhe për një jetë të lirë kombëtare, si pjesëtar i barabartë në numrin e kombeve kulturore.

Sot e nderojmë denjësisht veprën e Misirkovit, sepse amaneti i tij është pranuar dhe respektuar.
Ne arritëm ta vendosim gjuhën maqedonase në baza të barabarta me të gjitha gjuhët e tjera zyrtare në Evropë, me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian vitin e kaluar, dhe me këtë popullin dhe identitetin maqedonas në të njëjtin nivel me kombet e tjera që përbëjnë BE-në.

Shkenca vëren fillimet e përdorimit të gjuhës maqedonase qysh në shekullin e IX-të, që nga koha kur njerëzit flisnin, tregonin, ritregonin, krijonin dhe më vonë shkruanin në gjuhën maqedonase.

Por për të gjithë është e qartë se beteja e Misirkovit dhe Koneskit nuk përfundoi me përdorimin dhe njohjen e gjuhës maqedonase në botën e letërsisë dhe artit.

Aty gjuha maqedonase as nuk ishte, as nuk mund të kontestohej, sepse ajo materializohet dhe jeton përmes veprave të vërteta shkencore, letrare dhe artistike.

Por fakti është se gjuha maqedonase ishte e kontestuar në botën socio-politike, brenda dhe ndërmjet shteteve, të cilat funksionojnë përmes vendimeve politike.

Këtë e dinte edhe Misirkovi, kur librin "Për çështjet maqedonase" e ndau në pesë kapituj dhe në to, përveç krijimit të gjuhës standarde moderne maqedonase, flet edhe për parakushtet politike, ekonomike, kulturore dhe gjuhësore për formimin e kombit modern maqedonas.

Është fakt i padiskutueshëm se më në fund, vitin e kaluar, me lidershipin strategjik dhe vendimet e guximshme me të cilat i filluam negociatat me Bashkimin Evropian, u dhamë fund formulimeve të kujdesshme politike se flasim në gjuhën e Blazhe Koneskit, Aco Shopov ose Mateja Matevski.

Liderët politikë dhe udhëheqësit shtetërorë të vendeve në botë kanë ndryshuar retorikën e tyre që nga korriku i kaluar. Dhe pa rezerva sot flasin për gjuhën maqedonase dhe për ne si maqedonas.

Sot, gjuha maqedonase është një nga gjuhët zyrtare në Bashkimin Evropian!

Marrëveshja e parë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marrëveshja për menaxhimin e kufijve me BE-në, tashmë është nënshkruar në gjuhën e pastër maqedonase.

I gjithë legjislacioni evropian është i përkthyer në gjuhën maqedonase.

Edhe miqtë tanë evropianë, si miqtë tanë nga Bundestagu gjerman, me një rezolutë e njohën ekzistencën e gjuhës sonë të veçantë maqedonase, të kulturës së veçantë maqedonase dhe të identitetit të veçantë maqedonas dhe si të tillë presin dhe mbështesin ne që të bëhemi pjesë e BE-së.

Natyrisht ne e dimë se kush jemi - se jemi maqedonas që flasim gjuhën tonë maqedonase.

 

 

 

 

 

 

 

 

Por duhet të jemi realistë dhe të theksojmë edhe një fakt. Se në kontekstin dhe rrethanat aktuale, disa forca brenda dhe jashtë vendit tonë, ndoshta me të njëjtin burim, po përpiqen të ngadalësojnë ose ndalojnë përparimin e vendit tonë dhe të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Dhe këtë e bëjnë me gënjeshtra, dezinformata dhe keqpërdorime, për pikën më të ndjeshme, për identitetin tonë maqedonas. Dhe ato i shkaktojnë dëme të mëdha pikërisht përcaktimeve tona identitare, duke i vënë ato në pikëpyetje.

Prandaj, është mirë dhe e nevojshme të theksohen - dhe do të theksojmë - sukseset që na konfirmojnë si komb maqedonas, i cili flet gjuhën e tij maqedonase, në familjen e popujve dhe gjuhëve evropiane.

 

Gjuha maqedonase mbijetoi ndër shekuj falë faktit që njerëzit flisnin, tregonin, ritregonin, krijonin, shkruanin në gjuhën maqedonase, në këtë tokë maqedonase dhe në mbarë botën.

 

Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t'u bërë pjesë formale e Evropës dhe për të garantuar një cilësi evropiane të jetës, mes kulturave dhe popujve evropianë.

 

Sepse përderisa ka njerëz që përdorin gjuhën maqedonase, ajo do të ekzistojë, duke përfshirë ne maqedonasit dhe atdheun tonë, Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjuha është një materie e gjallw dhe është atdheu ynë i vetëm. Dhe ky atdheu ynë ka nevojë për të gjithë ne, sot dhe tani.

 

Ne japim dorën, si Qeveri, të vazhdojmë së bashku në rrugën e Misirkovit dhe Koneskit drejt zhvillimit dhe në rrugën përpara!

Në atë drejtim, bashkëpunimi me Institutin e Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov” i themeluar në vitin 1953, para 70 vitesh, me detyrë për studimin e gjithanshëm të gjuhës maqedonase dhe nxitjen e përpjekjeve krijuese në fushën e maqedonishtes, puna e të cilit, si Qeveri, ne e mbështesim atë përmes veprave.
 

Pas 24 vitesh ka 16-tw tw punësuar, nga të cilët 13 janë shkencëtarë, magjistra dhe doktorë shkencash. Përkundër krizës ekonomike botërore, me mjete buxhetore e mbështetëm digjitalizimin e të gjitha dosjeve të kartelave në Institutin e Gjuhës Maqedonase, për mbrojtjen e përhershme të rreth 5 milionë shënimeve të vlefshme të teksteve maqedonase, disa prej tyre edhe të shekullit të 14-të.
 

Po ashtu, Qeveria tashmë ka miratuar tekstin e Propozimit për ligjin e ri për përdorimin e gjuhës maqedonase, i cili i zgjeron sferat ku përdoret detyrimisht gjuha standarde maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Dhe për të siguruar zbatimin e ligjit, kemi paraparë themelimin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhës standarde maqedonase, organ në kuadër të Ministrisë së Kulturës, me cilësinë e personit juridik. Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të shpallë konkurse për bursa për stafin për mësimin e gjuhës maqedonase.

Gjatë mandatit të Qeverisë që drejtoj, kemi filluar edhe projektin për rindërtimin dhe rivitalizimin e shkollës së vjetër “Dimitar Vlahov” në fshatin Lubojno, gjegjësisht përshtatjen e saj në Qendër për promovimin e gjuhës maqedonase.

E para kësaj kemi përkrahur instalimin e “Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase” të digjitalizuar. Është digjitalizuar edhe drejtshkrimi maqedonisht. Dhe u prezantua Dita e Gjuhës Maqedonase, për nder të 5 majit 1945, kur qeveria e atëhershme zyrtarizoi shkrimin modern maqedonas.

 

Me gjithë këtë, ne tregojmë vendosmëri për të siguruar mbrojtje efektive, edukatë, promovim dhe afirmim të gjuhës standarde maqedonase!

Sot gjuha maqedonase është realitet shkencor, letrar dhe politik në Evropë dhe në botë!

Gjuha maqedonase njihet, mësohet dhe studiohet në universitete në mbarë Evropën dhe botën.

Gjuha maqedonase sot është realitet shkencor, letrar dhe politik në botën evropiane!

Po ju them se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë të gjitha projektet e rëndësishme të propozuara nga Instituti për gjuhën maqedonase “Krste Misirkov” dhe të gjitha projektet tjera.

Me të gjitha projektet e tjera nga instituti dhe nga fakulteti filologjik dhe nga të gjitha institucionet tjera që promovojnë gjuhën maqedonase si pjesë e familjes botërore të gjuhëve, ku tashmë e kemi vendosur në baza të barabarta.

Faleminderit për vëmendjen dhe edhe një herë urime për dy përvjetorët e rëndësishëm dhe i uroj institutit edhe shumë suksese. "

 

Me respekt,