Mësimdhënësit dhe kuadri tjetër mësimor të cilët kanë përvojë pune me nxënës të cilët kanë vështirësi në përvetësimin e materialit shkollor, si dhe studentët në vitet e tyre të fundit të studimeve në fakultetet përkatëse do t’i ndihmojnë nxënësit e shkollave fillore të cilët janë ballafaquar me sfida në ndjekjen e mësimit gjatë pandemisë së Covid-it, me qëllim për të mbushur boshllëqet e njohurive në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, për të parandaluar pasqyrimin e tyre në nivelet e mëtejshme arsimore.
Ky aktivitet është paraparë në kuadër të Projektit për avancimin e arsimit fillor të MASH-it dhe për të njejtin është diskutuar në seancën e sotme ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Prof. Dr. Nikica Mojsoska – Bllazhevski, eksperte e angazhuar për nevojat e projektit. Në takim janë prezantuar rezultatet e analizës së bërë për nevojën e futjes së këtij aktiviteti.
Është paraparë programi për ndihmë dhe mbështetje të nxënësve të shkollave fillore, të cilët për shkak të pandemisë me COVID-19 nuk kanë pasur mundësi ose kanë pasur vështirësi të ndjekin mësimin online ose mësimin me prezencë fizike, në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikës, ky projektdo të fillojë të realizohet nga viti shkollor 2023-2024 në tre pilot komuna, pas së cilës do të vijojë analiza e rezultateve të arritura dhe më pas definimi i zgjedhjes sistematike dhe implementimi në nivel nacional.