Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti sot në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.
Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ministrin e administratës publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.
Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral mes vendeve tona dhe imperativin e përforcimit të koordinimit tonë institucional në rrugën e përbashkët eurointegruese.
Njoftova ministrin Dukaj mbi përcaktimin e palëkundur proeuropian të koalicionit qeverisës në vendin tonë dhe për ndërmarrjen tashmë të hapit kyç për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.
Mbështetja e ndërsjelltë në tejkalimin e sfidave drejt horizontit europian dhe projektimi i përbashkët i së ardhmës progresive është çelësi i vetëm i suksesit që kemi në duar