Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Kulturës, mori vendime për themelimin e dy institucioneve nacionale që kanë të bëjnë me afirmimin e ngjarjeve dhe personave me rëndësi për periudhën e Ilindenit dhe për shtetësinë e Maqedonisë.
Qeveria shqyrtoi Informatat për nevojën e themelimit të Institucionit të ri Nacional për Kulturë “Dhjetë ditët Republika e Krushevës” - Krushevë dhe mori këtë Vendim.
Me themelimin e këtij institucioni nacional pritet të inkurajohet krijimtaria e bashkëkohësve të frymëzuar nga Ilindeni dhe lufta e popullit maqedonas për çlirim kombëtar dhe për afirmim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Institucioni nacional Qendra për kulturë “Dhjetë ditët Republika e Krushevës” – Krushevë do të vendoset në objektin e Institucionit kombëtar Muzeu historik – Krushevë që është në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria ka shqyrtuar edhe Informacionin për nevojën e themelimit të institucionit të ri nacional, Manifestimin “Ditët e Kongresit të Smilevës” – Smilevë, Demir Hisar dhe ka marrë këtë Vendim.
Kongresi i Smilevës u mbajt nga 2 deri më 7 maj 1903 në fshatin Smilevë të Demir Hisarit. Ky Kongres, sipas vendimeve të miratuara, paraqet një nga etapat e rëndësishme në përgatitjet e Kryengritjes së Ilindenit. Me këtë Kongresi i Smilevës është një aktivitet i thellë në vetëdijen e popullit maqedonas e cila ka përcaktuar në mënyrë të përhershme të ardhmen e saj. Ndërsa, kujtimet për personalitetin dhe veprën e Dame Gruevit, si dhe figurave dhe ngjarjeve të tjera historike, janë kujtesë e vazhdueshme e vendosjes së themeleve të shtetësisë maqedonase.
Qeveria në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka miratuar Vendim për ndarjen e bursave për shtetas të huaj, në interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për 50 bursa për shtetas të huaj, studentë me origjinë maqedonase me banim në vendet e Gadishullit Ballkanik, të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në universitetet shtetërore: “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, "Goce Dellçev" - Shtip, Universiteti për shkenca informative dhe tekonologjie "Shën Apostul Pali" – Ohër, “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universiteti i Tetovës, në vitin akademik 2023/2024.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria ka miratuar edhe Vendim për dhënien e pëlqimit për konkurset për regjistrimin e studimeve nga cikli i dytë në institucionet publike të arsimit të lartë të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, “Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, "Goce Dellçev" - Shtip, Universiteti për shkenca informative dhe tekonologjie "Shën Apostul Pali" – Ohër, “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universiteti i Tetovës, në vitin akademik 2023/2024, ndërsa pas dorëzimit të propozimeve për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve për vitin akademik 2023/2024,
Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, Qeveria ka miratuar Vendim edhe për dhënien e pëlqimit për konkurset për regjistrimin e studimeve të ciklit të tretë në universitetet “Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, "Goce Dellçev" - Shtip, Universiteti për shkenca informative dhe tekonologjie "Shën Apostul Pali" – Ohër, në vitin akademik 2023/2024, ndërsa pas dorëzimit të propozimeve nga universitetet për konkurset për regjistrimin e studentëve në ciklin e tretë - studimet doktorale, për vitin akademik 2023/2024.
Qeveria në mbledhjen e sotme me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Federale të Gjermanisë për pjesëmarrje në stërvitjen “Saber Junction 23”.
Kjo stërvitje, sipas sqarimit të Ministrisë së Mbrojtjes organizohet nga Forcat e armatosura të SHBA-së dhe përveç pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga disa vende anëtare të NATO-s dhe vende të partneritetit për paqe. Qëllimi është ndarja e njohurive dhe shkëmbimi i përvojave të cilat janë të nevojshme për personelin e Armatës për kryerjen e operacioneve multinacionale.