Kovaçevski: Pensionet janë rritur për 26%, vijon rritje e re prej 6% dhe Ligji për pensionet minimale

Pas rritjes më të madhe të pensioneve deri më tani dhe metodologjisë së miratuar për llogaritjen e pensioneve në përputhje me kostot e jetesës dhe rritjes së pagës mesatare, Qeveria do të propozojë edhe ligjin për pensionin minimal, njoftoi Kryeministri Kovaçevski në intervistën e mbrëmshme për televizionin Sitel.

“Më në fund do të ketë  ligj për pensionet minimale, që çdo pensionist ta dijë se sa është pensioni minimal dhe të rritet sipas kritereve të caktuara çdo vit.Ashtu si pensionet rriten çdo vit, gjysma varet nga rritja e kostos së jetesës dhe gjysma varet nga rritja e pagës mesatare.Gjithashtu, paga minimale rritet në atë mënyrë, dhe në këtë mënyrë kemi përcaktuar edhe ndihmat financiare për  mbështetjene investimeve”, tha Kryeministri Kovaçevski.

“Atë që bëmë në mbledhjen e fundit të Qeverisë në bazë të bisedës me ata pensionistë që po protestojnë, pavarësisht nëse janë të motivuar politikisht, nuk do të hyj në këtë, ai që doli në protestë  ka problem dhe duhet të diskutohet për atë temë - përmes  bisedës me ta dhe me kryetaren dhe kryesinë e Unionit të Shoqatave të Pensionistëve,tashmë kemi formuar një grup pune në nivelin më të lartë  me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendëskryeministrin për Çështjet Ekonomike, Ministrinë e Financave, ku do të hapet debat dhe diskutim për nxjerrjen e një ligji për pensionin minimal”, tha Kryeministri.

Kryetari i Qeverisë vuri në dukje vendimet e kaluara të Qeverisë me të cilat është  arritur rritja më e madhe e pensioneve deri më tani.

“Kam respekt për të gjithë në shtet – edhe punëtorët edhe pensionistët – dhe këtë e kam treguar në vepër. Dhe nëse shikoni që nga dita e parë e mandatit tim dhe këtë Qeveri edhe ministren Trençevska, kemi 26 për qind rritje të pensioneve në shtet.26 për qind nuk kanë pasur kurrë  rritje page.Ju kujtoni kohërat kur pensionet ishin 8.000 denarë.Ndërsa para zgjedhjeve kanë marrë 570 denarë.Tani kemi një model të ri të harmonizimit të pensioneve, në bazë të të cilit kemi arritur në 26 për qind, tani do të kemi një rritje të re prej 6 për qind të pensioneve.Pensionet ishin 9.000 denarë. Pensioni minimal ishte 9.000 denarë kur u bëra Kryeministër, tani do të jetë 13.000 denarë. I kuptoj të gjitha kërkesat e pensionistëve. Gjithashtu i kuptoj edhe të punëtorëve.Prandaj paga minimale, e cila ishte 8.000 denarë, tani është 21.000 denarë dhe do të rritet vitin e ardhshëm”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryeministri e theksoi kujdesin për pensionistët gjatë pandemisë, kur secili pensionist merrte nga 1.000 denarë për 3 muaj dhe në kuadër të pakos së masave kundër krizës prej 760 milionë euro, kur pensionistët me pensione më të ulëta, deri në nivelin e pagës minimale, merrnin nga 750 deri në 1.500 denarë në muaj për 4 muaj si mbështetje.

Sa i përket pensioneve dhe menaxhimit të Fondit, Kryeministri tha se ka Metodologji, Ligj dhe Kushtetutë, ndërsa rreth kërkesës për rritje lineare, ai vuri në dukje një deklaratë të Gjykatës Kushtetuese.