Kovaçevski-Sandu: Procesi i eurointegrimeve kyç për paqen dhe stabilitetin e kontinentit evropian

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski sot në Athinë realizoi takim me Maja Sandu presidenten e Moldavisë.

Kryeministri Kovaçevski dhe presidentja Sandu në takim shpehën kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral, si dhe bindje se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të arritjes së qëllimeve strategjike eurointegruese të vendeve.

Në atë drejtim, u kumtua se Moldavia, pas marrjes së statusit të kandidates nga BE-ja, në qershor të vitit të kaluar, mund të konsiderojë në ndihmën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të ndarjes së përvojave dhe konsultimeve, sepse shteti ynë, ka 100 për qind harminizim me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe mbi 40 për qind harmonizim me legjislaturën evropiane.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për rëndësinë e procesit eurointegrues që është në funksion të përforcimit të paqes, stabilitetit të kontinentit evropian.

 

Në këtë kontekst, kryeministri Kovaçevski e ceki nevojën për integrim urgjent të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe theksoi se konkretisht Maqedonia e Veriut ka mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar gjatë tërë procesit.

Kryeministri Kovaçevski dhe presidentja  Sandu theksuan se intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë do të kontribuojë për zhvillim ekonomik të të dy vendeve.

Kovaçevski në Athinë është me ftesë të kryeministrit grek, Kiriakos Micotakis, me rastin e shënimit të 20 viteve nga mbajtja e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik dhe "Deklaratës nga Selaniku".

Në delegacionin qeveritar të cilin e kryeosn kryeministri Kovaçevski është edhe zëvendësi i kryetarit të Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.