Kovaçevski për MIA: Anëtarësimi në BE do të sjellë efekte më të mëdha ekonomike, këtë e meritojnë qytetarët tanë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në intervistë për MIA-n, foli për efektet ekonomike që ka marrë vendi ynë si anëtare e NATO-s dhe çfarë do të thotë anëtarësimi i vendit në BE. Kovaçevski tha se Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë momentin dhe të pranojë zgjidhjen e vetme më të mirë që vendi të vazhdojë me procesin e integrues evropian deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

 “Nëse i shohim efektet ekonomike me anëtarësimin në NATO, ne në vitin e kaluar kishim vitin e krizës, niveli më i lartë i investimeve të huaja direkte. Kemi rritjen më të lartë të pagës mesatare, rritjen më të madhe të pagës minimale, rritjen më të lartë të pensioneve me 26%, deh kjo vetëm për 1 vit e gjysëm. Kjo është rezultat i asaj gjitha të një mjedisi të qëndrueshëm politik dhe të sigurisë në vend që i mundëson investitorët të njohin Maqedoninë e Veriut si një vend për investim të tyre.

 Çfarë do të thotë anëtarësimi në BE? Nëse i shikoni vendet që janë anëtarësuar në BE, në pesë vitet e para nga anëtarësimi i tyre, pagat janë rrit nga 70 në 100 për qind. PBB-ja rritet në një rritje prej 80 deri në 90 për qind. Numri i vendeve të punës po rritet. Numri i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po rritet 30 deri në 40 për qind. Këto janë përfitime ekonomike. BE-ja u krijua si Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE), këtë e merritojnë qytatarët edhe kompanitë tona, ata nuk meritojnë të mbahen në pritje të vazhdueshme”, theksoi Kovaçevski.

 Kryeministri në intervistë kujtoi pritjen e 11 viteve zgjidhjen e mosmarrveshjes me Greqinë, e cila u zgjodh në vtin 2018.

 "Nuk është ndryshe tani." Ne kemi një kornizë të qartë negociuese, me gjuhën e mbrojtur maqedonase, me identitet të mbrojtur maqedonas. Me pyetje dypalëshe përtej kriteriumeve për anëtarësim në BE.  Vetëm se është duke u përfunduar edhe skriningu në pjesën më të madhe të kapitujve,  raportet tashmë janë duke u përgatitur. Shtetit i takon lidership politik dhe të gjithë aktorëve të tjerë në shoqëri që t’a bëjnë reformat e nevojshme që do ta bëjnë shtetin vend më të mirë për të jetuar. Qytetarët e Maqedonisë kanë dëshmuar dhe treguar se duan të jetojnë në BE. Megjithatë, ata duan të jetojnë në Maqedoninë e Veriut në BE, në vendin e tyre të lindjes, e jo të blejnë pasaporta nga vendet e huaja dhe t'i përdorin ata pasaporta për të shkuar për punë në Gjermani, Itali apo Francë, vetëm se ato vende janë shtete anëtare të BE-së.