Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, morën pjesë në lëshimin në përdorim të objektit të ri “Sërniçka” në kuadër të çerdhes “Goce Dellçev” në në Komunën e Probishtipit, në të cilën fjalim mbajti edhe Kryeministri Kovaçevski.
Në vazhdim teksti integral i fjalimit të Kryeministrit Kovaçevski:
“Nëse e kam ndjekur mirë drejtoreshën, për herë të parë pas 35 vitesh në Probishtip është zgjeruar kapaciteti për akomodimin e fëmijëve dhe për herë të parë pas 50 vitesh është ndërtuar një objekt krejtësisht i ri, kopshti “Sërniçka” në kuadër të institucionit “Goce Dellçev” në të cilin do të akomodohen fëmijët nga Probishtipi.
Kjo sigurisht që do t’i zvogëlojë problemet me të cilat janë përballur punonjësit e kopshteve në 5 dekadat e fundit në lidhje me kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, megjithatë do të hapë edhe një mundësi të re për prindërit që të planifikojnë më mirë kohën e tyre edhe nënat, në vend që të jenë në shtëpi, duke pasur parashysh që fëmijët tashmë do të mund të kujdesen krejtësisht në këtë kopsht të ri.
Në godinën e re do të akomodohen 74 fëmijë në klasat për aktivitete, në dhomat për përkujdesjen e foshnjave do të kenë kushtet më moderne, pasi që bëhet fjalë për një kopsht fëmijësh që mbështetet nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe i cili është ndërtuar sipas zgjidhjeve më të reja të projektimit që përdoren në Skandinavi.
Unë dhe ministrja patëm nderin që falë punës së saj dhe kolegëve të saj të jemi në hapjen e kopshtit të fëmijëve në Kriva Pallankë dhe kopshtit në Volkovë, javën e ardhshme do ta hapim edhe kopshtin e fëmijëve në Karposh, që do të thotë se ajo që po themi është se paratë investohen për qytetarët dhe për nevojat e qytetarëve, për projekte konkrete që realizohen dhe vihen në përdorim.
Bëhet fjalë për objekt që kap vlerën e gjysmë milioni euro, përndryshe projektin e përgjithshëm që punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është 13 milionë euro, me të cilin do të ndërtohen 10 kopshte, gjegjësisht ky është kopshti i 10-të që tashmë ka përfunduar dhe do të përfundojnë edhe 3 kopshte të tjera në qytete të tjera të vendit.
Bashkëpunimi me Bankën Botërore, me BE-në, me SHBA-në duket kështu, ndërtohen ndërtesa të reja, sipas standardeve botërore dhe mundësohet një jetë më e mirë e qytetarëve dhe planifikim më i mirë i jetës profesionale dhe personale të të gjithë anëtarëve të familjes.
Dhe për më pak se 6 vite, deri më tani, në vend janë hapur 81 objekte të edukimit dhe arsimit parashkollor duke përfshirë mbi 5.400 fëmijë dhe 12 qendra për zhvillim të hershëm të fëmijërisë, me mbulim rreth 400 fëmijë. Kjo është hyrja e mbi 5.800 fëmijëve të rinj në procesin parashkollor.
Kopshtet e reja janë ndërtuar sipas standardeve botërore, por nga ana tjetër, këto kopshte të reja ofrojnë edhe vende të reja pune. Këtu do të kemi 25 vende të reja pune, që do të thotë një stimul shtesë ekonomik për Komunën e Probishtipit.
Nga ana tjetër rriten edhe pagat. Rritëm pagat në arsim, te kujdestarët në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për 15%. Kemi nënshkruar edhe një marrëveshje të re kolektive me të cilën përsëri do të ketë një rritje të pagave këtë vit dhe gjithashtu vitin e ardhshëm presim rritje të pagës minimale në tremujorin e parë.
E gjithë kjo tregon se Maqedonia e Veriut zhvillohet, se ka optimizëm në Maqedoninë e Veriut, se ka nevojë për punë në Maqedoninë e Veriut. Unë në hyrje të Probishtipit dhe të gjithë mund ta shohin, mediat gjithashtu mund të shohin se pas një kohe të gjatë ka një billboard që një kompani e njohur botërore kërkon punëtorë, kjo nuk ka ndodhur me dekada në vend dhe rezultati është se ka 8% ulje të papunësisë, 9.5% rritje të punësimit me pagë mesatare tashmë mbi 600 euro.
Falënderohem për mbështetjen që mori Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga Komuna e Probishtipit, nga kryetari i Komunës dhe këshilltarët e Komunës.
Kryetari i Komunës është një person i ri, i aftë, prandaj edhe e ka marrë besimin për të udhëhequr për herë të dytë komunën e Probishtipit. Probishtipi nuk është si pas tranzicionit, po të shikoni po hapen kompani, ka investitorë të huaj. Probishtipi po kthehet në një vend ku burimet e rinovueshme të energjisë janë më të përhapura në krahasim me qytetet e tjera të vendit.
Rikthyen sportin, tashmë ka klube sportive që garojnë në liga në shtet, gjë që nuk ishte më parë, dhe shumë aktivitete, përmbajtje që u vlerësuan në pjesën e kulturës, argëtimit të qytetarëve të Probishtipit të cilat tashmë janë realitet.
Faleminderim i veçantë për ministren Trençevska. Unë e dija që kur e emërova se do të ishte ministrja më e mirë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ajo e konfirmoi duke firmosur të gjitha kontratat kolektive që askush nuk kishte nënshkruar prej 15 vitesh, duke futur ligjin e pagës minimale, duke futur metodologjinë e re për rritjen e pensioneve me të cilat ato pensione u rritën për 26% në vetëm 1,5 vjet dhe numri i madh i investimeve kapitale që po bëhen dhe ato që pasojnë dhe do të vihen në përdorim”.