Kryetari i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski u takua me ambasadorin sapoemruar të Republikë s ë Austrisë në vend, Martin Pamer.
Kryministri Kovaçevski dëshiroi mirëseardhje dhe mandat të sukseshëm ambasadorit Pamer duke theksuar pritshmëritë se përvoja dhe pasuria diplomatike të ambasadorit Pamer dhe njohjen e rajonit do të sjell pasuri të mëtejshme të marëdhënjeve të shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë.
Së bashku u konfirmua miqësia e fortë dhe shumëvjeçare mes dy vendeve, e cila këtë vit shënojnë 30 vjetorin nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Në veçanti theksohet bashkëpunimi i suksesshëm ekonomik, gjë e cila dëshmon edhe fakti se Austria është investitori më i madh i huaj në vendin tonë.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për çështje të rëndësishme aktuale për perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga konteksti rajonal.
Theksohet mbështetja e Austrisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimet, si një shembull i funksionalitetit të një shteti multietnik dhe multifetar në Evropë, e cila kontribuon në stabilitetin në rajon dhe në Evropë.
Sëbashku u konstatua se tani është momenti për të hapëru përpara, sepse qytetarët e Maqedonisë meritojnë jeteaë të cilësisë evropiane dhe një të ardhme evropiane.