Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.
Në takim u rikonfirmua mbështetja e fuqishme nga partnerët evropianë për avancimin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Hapi i ardhshëm politik në rrugën evropiane, siç u konstatua, lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të RMV-së.
Gjithashtu, hapi pritet edhe në komunitetin evropian, si një çështje me rëndësi për stabilitetin e kontinentit evropian.
Në takim u vlerësua bashkërisht se të gjitha subjektet politike në vend dhe të gjitha institucionet duhet të fokusohen në vendimet që e afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt qëllimit evropian.