Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në suaza të vizitës së punës në Nju-Jork, pati takim me Xhasvinder Kaira, drejtor udhëheqës në grupacionin "Blekstoun".
Kovaçevski dhe Kaira në takim biseduan për transformimin e shtetit, për projektet në fushën e energjetikës, digjitalizimit, infrastrukturës telekomunikuese dhe sigurisë kibernetike.
"Blekstoun" është një grupacion udhëheqës amerikan investimesh me seli në Nju - Jork, i cili është aktiv në disa fusha - fonde investimi, huadhënie, pasuri të paluajtshme, infrastrukturë, tranzicion energjetik dhe sigurime.
Grupacioni ka mbi 230 kompani në portofolin e tij për të cilat ata ofrojnë rritje afatgjatë përmes investimeve të ndryshme në disa sektorë, dhe është një kompani investuese që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë globale dhe rritjen ekonomike.