Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sëShëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, si dhe ekspertëve të Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve, Shoqata për Diabetin e Fëmijëve „Balance MK” përpiloi Protokoll për trajtimin e fëmijëve me diabet në shkolla dhe kopshte për fëmijë, i cili sot u prezantuar zyrtarisht dhe fillon aplikimi i tij.
Në promovim mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili theksoi se ka përkrahur idenë që nga moment kur i është prezantuar, pasi siç theksoi ai, të gjithë fëmijët janë të barabartë dhe çdo fëmijë përveç që duhet të posedojë kushte adekuate për mësimdhënie, është e domosdoshme të jetë i sigurt në shkollë nga të gjitha aspektet e mundshme, dhe rreziqet shëndetësore në të cilat mund të ndikojmë si njerëz dhe aktorë të shoqërisë, të reduktohen ose eliminohen plotësisht.
Jam i nderuar që jam i pranishëm në promovimin e protokollit dhe sigurisht që do të jap përsëri mbështetje, dhe personalisht përmes Ministrisë të cilën e drejtoj, që i njejti të përcillet në të gjitha shkollat dhe të ketë aplikimin e tij,gjë që do t'i bëjë 700 nxënës të diagnostikuar me diabet të ndihen më të sigurt. Besoj se ky protokoll do të rrisë fokusin e fëmijëve në mësim dhe thelbin e procesit edukativo-arsimor, që është përvetësimi i njohurive dhe vlerave reale”, theksoi Shaqiri.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës shprehi falenderim deri tek Shoqata e Diabetit të Fëmijëve „Balance MK” për dhënien e dorës dhe kontributit, siç potencoi ministri, së bashku të bëjmë diçka të mirë për nxënësit.
„Gjihashtu ministri potencoi se fëmjët janë e ardhmja jonë dhe se të gjithë ne jemi përgjegjës për ata, institucionet e sistemit dhe shkollat dhe stafi në shkolla dhe organizatat qytetare, ashtu si „ Balance MK” , të cilët duhet të jetë shembull për shumë shoqata të tjera”, shtoi Shaqiri.