Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski realizoi takim dypalësh me nikoqirin e Samitit, Kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez, me ç'rast u këmbyen mendime dhe informata për gjendjet aktuale në Evropë, si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Kovaçevski, e njoftoi Kryeministrin spanjoll me gjendjet më të reja të politikës së brendshme në shtet dhe u falënderua për mbështetjen e përgjithshme nga Spanja e cila gjatë viteve u tregua si partnere e rëndësishme në planin bilateral dhe mbështetëse e aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski e theksoi rëndësinë e rolit të Spanjës në ratifikimin e protokollit inkuadrues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kryeministri Sançez theksoi se mbështetja e Spanjës ndaj Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë e fuqishme, gjithnjë deri në realizimin e qëllimit të fundit, anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.