Pjesëmarrja e punonjësve shkencoro-hulumtues nga Maqedonia e Veriut në 67 nga gjithsej 70 aksioneve në kuadër të programit COST për bashkëpunimin evropian në shkencë dhe teknologji, të cilat u realizuan në dy muajt e kaluar, e bën vendin njëra ndër pjesëmarrësit më aktivë në këtë program, në vendet e rajonit.
Gjithashtu kjo u konfirmua në takimin e sotëm ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtorit të programit COST, Ronalld De Bruin, e cila u mbajt në hapsirat e MASH-it, ndërsa në të cilën mori pjesë edhe përfaqësuesi i vendit në bordin drejtues të këtij programi, Prof. Zoran Popovski, si dhe drejtoresha e Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Vepritmarinë Kërkimoro- Shkencore, prof. Dr.Gordana Lazhetiç.
Ministri Shaqiri shprehi kënaqësinë që shkencëtarët, hulumutesit dhe inovatorët nga ky vend janë proaktivë dhe shprehin interes të madh për të marrë pjesë në aksione për rrjetëzimë dhe projekte të përbashkëta me kolegë nga vendet e tjera evropiane, duke potecnuar se ky është një nga motivet e rritjes së vazhdueshme të buxhetit të cilën ministria e mbështet dhe investon në shkencë dhe humutim dhe stimulon hulumutes shkencore të rinj, ndër të tjera të përfshihen edhe në aksionet e këtij programi.
Duke iu referuar arritjeve të deritanishme dhe planeve të ardhshme të COST, drejtori i programit De Bruin potencoi se pikërisht synimi kryesor është që të krijojë sa më shumë lidhje ndërmjet punonjësve shkencoro- kërkimor nga vende dhe rajone të ndryshme, të cilët me idetë dhe iniciativën e tyre do të japin kontribut në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, si fusha që janë shtyllë e progresit të përgjithshëm global.
Takimi i ka paraprirë ditës informative për COST që u mbajt sot në hapsirat e Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë UKM. Nesër sërsish, vendi do të jetë nikoqirë i takimit vjetorë të Komitetit të Nëpunësve të Lartë të Programit, në organizim të MASH-it.
Në periudhën e ardhshme, MASH do të organizojë edhe disa punëtori në universitetet e vendit, me qëllim njohjen më të detajuar të qëllimeve të këtij programi dhe stimulimin për pjesëmarrje të së njejtës të sa më shumë përfaqësuesve të fushës akademike dhe shkencore.
COST është programi më i vjetër evropian për shkencë dhe teknologji, i formuar në vitin 1971. Maqedonia e Veriut është anëtare e saj me të drejta të plota që nga viti 2002.