Në kuadër të panairit ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm në Beograd është mbajtur “Mbrëmja maqedonase”, në të cilën nikoqir ishte kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në fjalimin e tij përshëndetëse, kryeministri Kovaçevski tha se kultura dhe tradita maqedonase janë të njohura për rajonin dhe botën, ndër të tjera, për verën, ushqimin, muzikën maqedonase, të cilat e promovojnë vendin si destinacion të veçantë turistik.
“Ju ftoj së bashku të shijojmë verën maqedonase dhe ushqimin autentik maqedonas të vendit tonë maqedonas. Në Maqedoninë e Veriut, kultura dhe mikpritja bashkohen dhe krijojnë udhëtime të paharrueshme”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në “Mbrëmjen maqedonase” morën pjesë mysafirë të shumtë nga politika, diplomacia, odat ekonomike nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe mediumet.
Degustimi i shijeve të veçanta të verërave dhe ushqimeve maqedonase u pasura me një program kulturor-artistik, me një performancë nga një orkestër të xhazit maqedonase dhe artistë të estradës.