Ka filluar takimi i liderëve, e cila mbahet me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim marrin pjesë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
Temë e takimit janë çështjet aktuale politike me rëndësi për zgjedhjet e ardhshme të rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe me rëndësi për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kovaçevski pret një qasje të përgjegjshme nga të gjithë liderët dhe subjektet politike dhe vendimet e përbashkëta politike, të cilat janë me rëndësi thelbësore për të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve dhe që janë pritshmëri edhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.