Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në manifestimin e sotëm për promovimin e monografisë, kushtuar Shoqatës të Luftëtarëve, potencoi edhe përkushtimin ekzistencial për kategorinë më të moshuar të qytetarëve, përmes masave kundër krizës dhe përmes zgjidhjes sistemike.
“Përkujdesi për standardin e kategorive të moshuar të qytetarëve është po aq e rëndësishme, prandaj dua të theksoj këtu se paketa e re e masave antikrizë mbulon 187 mijë pensionistë, të cilët do të marrin mbështetjen financiare nga shtetit në 5 muajt e ardhshëm. Pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të marrin nga- 3.000 denarë në muaj, nga 14.000 deri në 16.000 denarë - nga 2.000 denarë, dhe pensionistët me të ardhura nga 16.000 deri në 19.000 denarë – nga 1.500 denarë në muaj", theksoi kryeministri denar.
“Me metodologjinë e re kemi siguruar rritje të vazhdueshme të pensioneve dhe tashmë po jep rezultate”. Pensioni mesatar sot është 20.100 denarë, që është 6.400 denarë më shumë se nga viti 2016. Ndërsa pensioni minimal është 13.150 denarë, që është 4.300 denarë më shumë se nga viti 2016. Më lejoni t'ju kujtoj se me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen sociale kemi vendosur edhe pensionin social për personat mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura tjera dhe nuk mund të marrin pension në asnjë bazë tjetër. Konfirmoj edhe nga këtu se, sipas shembullit të Ligjit për pagë minimale në shtet, me ligj do ta përcaktojmë edhe pensionin minimal”, tha kryeministri Kovaçevski.