Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi dy ligje të reja - Ligjin për Arsimin e Mesëm dhe Ligjin për Arsimin profesional dhe Trajnim. Bëhet fjalë për zgjidhje ligjore me të cilat do të përmirësojnë cilësinë e sistemit edukativo-arsimor në vend, dhe janë përgatitur përmes procesit gjithëpërfshirës në të cilin kanë marrë pjesë të gjitha palët e interesuara - përfaqësues të shoqatave të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional, komuniteti i biznesit, organizatat dhe shoqatat e nxënësve , por edhe subjektet politike në Shtet.
Për këtë sot në konferencë për media informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili tha se ligjet e reja sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit , mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe qytetarët në përgjithësi.
Ligji i ri për arsimin e mesëm do të mundësojë arritjen e standardeve kombëtare për nxënësit e arsimit të mesëm, të cilat do të zhvillohen në shembullin e standardeve në arsimin fillor si një nga komponentët thelbësorë të reformimit të bazës së sistemit kombëtar arsimor. Do të mundësojë zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive kyçe të domosdoshme për arsimimin e mëtejshëm dhe punësimin e suksesshëm të të rinjve dhe do t'i orientojë drejt të mësuarit të përjetshëm.”, tha Shaqiri.
Ai potencoi se kuadri ligjor vë fokus veçanërisht në aftësitë dixhitale, në aftësitë e kërkimit, eksperimentimit, zgjidhjes së problemeve dhe të menduarit kritik Stimulon kujdesin për shëndetin personal, për mbrojtjen e mjedisit,ngritjen e ndërgjegjësimit mbi ndryshimet klimatike dhe sfida të tjera.
„ Për herë të parë do të përfshihet këshillimi për karrierë, këshilltar për karrierë dhe koordinator i edukimit praktik. Është veçanërisht e rëndësishme që mundësohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve në sjelljen e vendimeve që prekin nxënësit , ndërsa deri më tani ka munguar “,shtoi ministri.
Në lidhje me Ligjin e ri për Arsim Profesional dhe Trajnim, Shaqiri tha se rregullon konceptin e arsimit dual për përmirësimin dhe zgjerimin e të cilit ministria është angazhuar prej shumë vitesh, sepse, siç theksoi ai, është praktikë pozitive nga vendet e zhvilluara evropiane, dhe efekti tashmë është i dukshëm edhe në këtë vend.
“Ligji rrit vëllimin e arsimit praktik në shkollat e mesme profesionale, dhe kjo do të thotë fokus më shumë në përvetësimin e aftësive praktike dhe të zbatueshme nëpërmjet të mësuarit të drejtpërdrejt në vendin e punës në kompani, në krahasim të reduktimit të mësimdhënies teorike në klasa. Kështu, i gjithë procesi arsimor për nxënësit e shkollave profesionale bëhet më interesant dhe më cilësor, dhe kjo do të nënkuptojë tërheqjen e një numri edhe më të madh të të rinjve në të ardhmen për të zgjedhur këtë lloj të arsimit, me efekt përfundimtar - uljen e deficitit të kuadrit profesional cilësor në tregun e punës”, shtoi ministri.
Trendi i rritjes së numrit të nxënësve në arsimin profesional, veçanërisht në paralelet duale , është i shkëlqyer në periudhën e kaluar. Shaqiri theksoi se nëse para 4 viteve regjistroheshin 98 nxënës në 11 paralele duale, sot kemi pothuajse gati 7000 nxënës në 592 paralele.
Si përfitim i Ligjit të ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim, potencoi se -ai gjithashtu mundëson qasje më të lehtë në arsimin pas të mesëm për personat me arsim të mesëm-gjimnaz të përfunduar më parë, si opsion për përmirësimin e njohurive dhe aftësive praktike dhe ngritjen e nivelit të punësimit.
Ligjet janë përcjellë në Kuvend dhe sipas Shaqirit nuk duhet të ekzistojë dyshimi se janë të nevojshme zgjidhjet e reja ligjore ose nuk janë të nevojshme, sepse Ligji për Arsimin e Mesëm, i cili aktualisht është në fuqi, është sjellur në vitin 1995, ndërsa Ligji për Arsim Profesional dhe Trajnim është sjellur në vitin 2007. Kjo nënkupton se të dy ligjet nuk korrespondojnë me situatat reale dhe nuk i ndjekin trendet, rrjedhat dhe nevojat sociale dhe globale.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës nuk pret politizimin e procesit, sepse siç informoi, partitë politike ishin të ftuar , të njoftuar dhe të përfshirë në krijimin e përmbajtjes të zgjidhjeve ligjore.