Kryeministri Kovaçevski mirëpriti kolegët nga rajoni dhe përfaqësuesit e lartë nga BE dhe SHBA në Takimin e liderëve në Shkup

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është nikoqir i Takimit të liderëve kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian, në të cilin marrin pjesë liderë nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së, SHBA-së dhe partnerëve financiarë ndërkombëtarë.


Për takimin në Shkup kanë mbërritur liderët nga rajoni, Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama,  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti,  Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millojko Spajiq, si dhe drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin evropian për punë  të jashtme (EEAC) Marko Makovec,  Ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brajan.

Më pas, përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Odës për Investim të Ballkanit Perëndimor-6, USAID-it, më pas Fondacionit Shoqëri e Hapur, Qendra për Evropën, Këshilli Atlantik, si dhe disa institucione financiare ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore.

Kryeministri Kovaçevski e vlerësoi takimin si mesazh të rëndësishëm të mbështetjes për rrugën evropiane të vendit tonë, në momentet e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.