Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Тalat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vend, Sh.S. Nives Tiganj.
Në takim u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të cilat i lidh miqësia tradicionale dhe e sinqertë, të cilat janë kyçe për ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të prosperuar për qytetarët e të dy vendeve, si dhe për të gjithë rajonin.
Ambasadorja kroate Tiganj uroi Kryeministrin Xhaferi për mandatin e tij dhe shprehu mbështetjen e fortë për perspektivën evropiane të vendit. Njëherazi, konfirmoi se për Republikën e Kroacisë është me interes të madh zgjidhja e çështjes së dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh kontributin e madh që e japin qytetarët tanë në ekonominë e tyre turistike.
Xhaferi theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për respektimin e vlerave evropiane dhe zbatimin e proceseve të rëndësishme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit në takim shkëmbyen mendime për mbështetjen e Kroacisë për Maqedoninë e Veriut, sa i përket përvojave të dobishme të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më shumë se 30 vjet më parë. Gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar dhe në periudhën e ardhshme të dyja vendet do t'i përkushtohen rritjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik.