Planet në pjesën e energjisë për prodhimin e energjisë elektrike ishin pjesë e bisedimeve të ministres së Energjisë Sanja Bozhinovska dhe drejtorit të Sekretariatit Evropian për Energji, Artur Lorkovski.
Takimi u mbajt në kuadër të takimit joformal të shteteve anëtare të komunitetit të Energjisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës.
Në takim u harmonizuan rregullat për zbatimin e pakos integruese të energjisë elektrike dhe optimizimin e shpërndarjes së kapaciteteve ndërkufitare transmetuese ndërmjet vendeve. Kjo do të thotë llogaritje e koordinuar e çmimeve dhe e lëvizjeve për ta bërë tregun më të parashikueshëm dhe për të shlyer më lehtë çmimin. Gjithashtu u diskutua edhe për miratimin e Ligjit të ri për Energjinë, për të cilin vendit i është dhënë një afat i ri deri më 15 shtator.
Ministrja Bozhinovska në takim shpjegoi shkurtimisht projektet e planifikuara të ministrisë së sapoformuar, e cila ka për qëllim fuqizimin e këtij sektori dhe në të njëjtën kohë zvogëlimin në minimum të mundësive për korrupsion apo keqpërdorime. Pikërisht korrupsioni, siç theksoi Bozhinovska, është arsyeja pse nuk kemi investime të konsiderueshme në pjesën e energjetikës. Në fokus të ministrisë së re, sqaroi ministrja, do të jenë investimet kapitale, të cilat në terma afatgjatë nënkuptojnë stabilitet në raport me prodhimin e energjisë elektrike në vend.
Për me udhëzimet nga komuniteti i Energjisë për Maqedoninë dhe gjendjet momentale në lidhje me sektorin e energjisë, Lorkovski me 8-të qershor vjen për të prezantuar raportin para deputetëve të Maqedonisë.