Mickoski për anëtarët e Këshillit Gjyqësor: Ata janë kundër reformave për shkak se ndihen rehat të ulen në kolltuqe, të marrin paga dhe kanë vetëm dy për qind besim

“I mirë është pozicioni i tyre, të merrni rrogë çdo muaj dhe të kenë dy për qind besim te qytetarët. Ky është pozicioni më i bukur, i rehatshëm, ulur në kolltukë të trashë lëkure me qilim të kuq dhe duke ardhur çdo ditë në punë, duke numëruar mijëra euro rrogë mujore dhe duke gëzuar vetëm dy për qind besim te qytetarët. Dhe  është normale kur dikush dëshiron të veprojë në mënyrë invazive, të bëjë reformë, menjëherë nga ana tjetër kemi një mekanizëm mbrojtës që thotë jo, jo, ne jemi kundër, sepse reforma që parashikuam, nuk parashikonte kolltuqe më të rehatshme, por po ka përgjegjësi dhe llogaridhënie, që të shohim se çfarë kanë bërë ata deri më tani”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në konferencën e sotme për media.

Kryeministri Mickoski theksoi se duhet t'u vijë turp që ende po i marrin paratë e popullit dhe gëzojnë besimin prej vetëm dy për qind, në vend që të thonë vetë se punët vërtet duhet të ndryshojnë, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje dhe të ndryshojë diçka gjegjësisht siç tha ai, nuk duhet të jetë si më parë, sepse për këtë Maqedonia zbrazet.

Dhe tani është normale që të dalin ekspertë të tillë dhe njerëz të tillë që janë pjesë e atyre organeve, që kanë dy për qind besim. Do të më vinte turp të kisha dy për qind besim. Do ta lë menjëherë punën që po bëj dhe do merresha  me diçka tjetër. Dhe ata që i pamë shumicën e tyre, që janë vendosur aty, në vend që të turpërohen dhe të thonë vetë, hajde të bëjmë vërtet diçka, ata vazhdojnë të shpenzojnë para të popullit, madje dërgojnë mesazhe në publik dhe  kërcënojnë.  Ne do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje, ne këtë e dimë, të ofrojmë zgjidhje. Nëse ata kanë zgjidhje më të mira, le të vijnë që të bisedojmë për të ndryshuar diçka, të mos jetë siç ka qenë deri më tani. Për shkak se deri më tani, fëmijët na migruan, Maqedonia u zbraz”, tha Kryeministri.

Mickovski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i së drejtës kanë qenë shtylla bartëse të kësaj Qeverie pasi që për shkak të kësaj kanë fituar 600.000 vota më shumë.

“Në rast se i lejojmë këtë lloje të funksionarëve të cilët gëzojnë paratë e popullit dhe nuk bëjnë asgjë me besim nga dy përqind, si shtet nuk do të shkojmë gjatë. Si shtet nuk do të shkojmë gjatë, në rast se nuk bëjmë reforma serioze strukturore themelore. Ky është thelbi. Ndërsa lufta kunder korrupsionit dhe krimin dhe sundimin e së drejtës ishin një nga shtyllat bartëse gjatë kohës së fushatës të kësaj Qeverie për çka fituam mbi 600.000 vota,” ishte decid Kryeministri.