Mickoski: Në Negotinë filloi ndërtimi i tregut të ri të qytetit, investim me vlerë mbi 24 milionë denarë

“Sot është një ditë e bukur këtu në Negotinë, fillon ndërtimi i tregut të qytetit, një godinë e bukur, një investim me vlerë më shumë se 24 milionë denarë para që financohen nga buxheti i Komunës së Negotinës.

Së shpejti prej sot përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale do t’u shpallim thirrje komunave që të dorëzojnë projekte që do të financohen nga buxheti qendror.

Ajo që kam marrë si informacion nga kryetari i komunës është se tashmë kemi disa projekte të tilla që janë në fazën e miratimit për ndërtim, që do të thotë menjëherë mund të fillojë  procesi i tenderimit dhe procesi i realizimit të atyre projekteve. Dhe kjo është mirë.

Mirë është kur ndërtojmë, mirë është të zhvillojmë shtetin tonë, për shkak se këtë e presin qytetarët nga ne, këtë ne premtuam, për këtë dhe angazhohemi se ne nuk mund të premtojmë mrekulli, as të obligohemi, mrekullitë janë të pamundura, ata që premtuan mrekulli janë gënjeshtarë.

Ne premtuam shumë punë, punë të ndershme, punë të përkushtuar, punë të palodhur dhe këtë po e bëjmë në këto 50 ditë të para të kësaj Qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Maqedonia juaj dhe kështu do të vazhdojmë.

Është e rëndësishme që ngadalë por me siguri shpresa po kthehet, optimizmi po kthehet dhe kjo është detyra jonë dhe qëllimi ynë si Qeveri”.