“Mirëdita prej këtu në Gazi Babë, nga SHFK Stiv Naumov. Për mua paraqet një ditë vërtet të mrekullueshme sepse dita e fillimit të këtij muaji fillon me shënimin e vitit shkollor, edhe pse simbolikisht duhet të jetë më 1 shtator, por meqë ashtu është kalendari, fillojmë nga data dy shtatori.
Kam kënaqësinë të them se kjo energji që ndjeva sot këtu është e mrekullueshme, sepse fëmijët e pasionuar për shkencë dhe për arsim po fillojnë rrugën e tyre arsimore, flas për nxënësit e klasës së parë, për të gjithë të tjerët është tashmë një eksperiencë shtesë, prindër të emocionuar me një emocion shumë të bukur pozitiv, mesazhi ynë sot është që të kemi orën e parë me sukses, orë shkollore dhe ajo që duhet të dinë është se në jetë asgjë nuk vjen menjëherë dhe asgjë nuk vjen lehtë, për çdo gjë duhet shumë përpjekje, për çdo gjë duhet shumë punë për të arritur qëllimin që duam të arrijmë.
Nga ana ime mund tu uroj ditë shumë të bukura shkollore, shumë miq të rinj dhe natyrisht çdo gjë që duan në jetë t'u plotësohet dhe të punojnë për t'u përmbushur, sepse ky është kuptimi dhe bukuria e jetës.
Po ashtu, më lejoni të informoj opinionin në vend se kemi biseduar me Ministren e Arsimit dhe Shkencës, me drejtoreshën, me kryetarin e komunës, me shumë drejtorë në mbarë Maqedoninë dhe ka të bëjë me faktin se për dallim nga vitet e kaluara, sivjet tekstet shkollore janë apo do të jenë këto dy ditë para nxënësve, nuk do ta kemi atë problemin që kishim në të kaluarën.
Ju kujtohet para dhjetë, pesëmbëdhjetë viteve kur flisnim për kompjuter për çdo fëmijë, sot i gëzohem maksimës libër për çdo fëmijë, por kjo është më mirë nga ajo që ishte, siç do kishte thënë një ish politikan në Qeveri, me parimin si deri më tani, tani nuk është si deri më tani në të kaluarën, tani kemi një situatë të re të mirë për nxënësit, sepse ata do të kenë libra nga të cilat mund të mësojnë”.