Të nderuar,
Qeveria përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme zgjidhi problemin e ngecjes në dhënien e pasaportave dhe dokumenteve të tjera personale. Nëse pak kohë më parë duheshte të pritet nga disa muaj, sot ato lëshohen brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.
Problemi i trashëguar nga qeveria e mëparshme u zgjidh për vetëm 4 muaj.
Riorganizimi që ishte bë dhe riekipimi kadrovik kontribuoi në arritjen e numrit të pasaportave dhe dokumenteve personale që tani lëshohen brenda afatit së rregullt. Ska më turma dhe shtytje para sporteleve.
Deri më tani janë dhënë 750 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues.
Apelojmë tek qytetarët që ta shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për ta përmbushur obligimin në kohë.