Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, deklaroi se nesër përfundon thirrja publike për aplikime për projekte nga komunat, duke theksuar se deri më tani janë pranuar projekte nga 10 deri 12 prej komunave.
“Gjatë ditës së djeshme kanë qenë diku nga 10 deri në 12 komuna që kanë dorëzuar aplikacionet e tyre, pres që ai proces të përshpejtohet dhe nesër të përfundojë me sukses, pastaj do të vijojë vlerësimi i të njëjtave. Të shohim se çfarë kemi në dispozicion dhe pastaj të fillojmë ta zbatojmë atë që kemi premtuar”, sqaroi Kryetari i Qeverisë Mickoski.
Është një projekt kapital që i siguron komunave mbi 250 milionë euro për projekte infrastrukturore dhe zhvillimin e tyre. Në vijim është shpallja publike ku komunat mund të aplikojnë me projektet e tyre.
Bëhet fjalë për një projekt kapital që u siguron komunave mbi 250 milionë euro për projekte infrastrukturore dhe zhvillimin e tyre.