Të nderuara media,
E nderuara kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Maqedonase,
Mendoj se deri më tani në shumë raste kemi treguar se si Qeveri e re përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie jashtëzakonisht cilësore me komunitetin e biznesit.
Prioriteti ynë është stabilizimi ekonomik i shtetit, diçka për të cilën Maqedonia ka shumë nevojë.
Prioriteti ynë është të jemi miq me komunitetin e biznesit, e madhe është tregtia mes dy shteteve, i kalon 5 miliardë euro.
Nga statistikat dhe informacionet që kam, më shumë se 25 mijë qytetarë të Maqedonisë janë të punësuar në kompanitë që vijnë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe pres që ky numër të rritet.
Tashmë kemi filluar disa investime si Qeveri, për to foli dhe kryetarja e nderuar e odës, presim shumë shpejt sot një gur themeli të një tjetër kompanie belgo-gjermane, por edhe në periudhën në vijim presim fillimin e investimeve të reja të kompanive që tashmë janë prezente dhe do të ketë një zgjerim, do të thoja një thellim të portofolit të produkteve të atyre kompanive.
Ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar, sepse nuk ka kënaqësi më të madhe për mua dhe as për anëtarët e Qeverisë, sesa kur hapni një vend të ri pune, kur mund të ndihmoni një qytetar tjetër maqedonas të qëndrojë këtu në vend, sesa të shkojë jashtë vendit, një vend pune të sapohapur, të paguar mirë do të thotë dhe një standard më i mirë.
Më inkurajojnë treguesit e parë në ekonomi në muajt korrik dhe gusht, shtatori është aktual tani, me kalimin e muajit do të monitorojmë parametrat edhe në këtë muaj, por në korrik dhe gusht mund të them se janë inkurajuese të dhënat e shfaqura, është prodhimi më i madh industrial me pjesëmarrje të madhe të industrisë përpunuese, 3.8%, 4% pas një rënieje disa mujore që ishte veçanërisht e rëndë në muajt prill, maj, qershor, tani përfundimisht kemi një rezultat pozitiv dhe pres që në muajin gusht dhe më tej në muajt në vijim deri në fund të vitit të kemi rezultate pozitive për prodhimin industrial dhe për industrinë përpunuese, gjithashtu PBB në tremujorin e dytë është 2.3% mbi pritshmëritë e përcaktuara nga shumë institucione financiare ndërkombëtare.
Pres që në muajt në vijim të jetë edhe më i lartë, mund të them gjithashtu se inflacioni po konvergon gradualisht në gusht drejt optimumit që ne dëshirojmë, është 2.2% më pak se sa prisnim, që do të thotë treguesit atje janë pozitivë në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.
Kështu që nëse analizohen të gjithë këta parametra, mund të vijmë në përfundimin se kemi një lëvizje në pjesën e ekonomisë dhe pres që të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
Me këtë prani sot dëshirojmë të dërgojmë një porosi se Qeveria dhe komuniteti i biznesit janë partnerë dhe kështu duhet të vazhdojnë të funksionojnë edhe në të ardhmen.
Shpesh do më takoni në takime në odat e ekonomisë, ky është prioriteti kryesor i punës së kësaj Qeverie, sundimi i së drejtës, puna e ndershme dhe përkrahja e biznesit, sepse në këtë mënyrë ndihmojmë njëri-tjetrin dhe veten tonë, kështu do të kemi më shumë para në buxhet, me më shumë para në buxhet do të mund të realizojmë më shumë investime kapitale.