Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistem politik, Ljupço Dimovski, sot zhvilloi takim protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler.
Në takim në bisedë të hapur u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për aktualitetin politik dhe ekonomik në vend, me theks të veçantë për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Gjithashtu u theksua se zbatimi i projekteve strategjike nënkupton forcimin e kapaciteteve dhe sovranitetit të vendit, por edhe të BE-së, veçanërisht për hir të integrimit të rajonit në tërësi. Përdorimi i praktikave nga shtetet anëtare të BE-së dhe mbështetja e ekspertëve në fusha të caktuara u vlerësuan si pozitive.
Duke e uruar ambasadorin për detyrën e re, zëvendëskryetari i Qeverisë, Dimovski, i dëshiroi punë të suksesshme diplomatike në vend, ndërsa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar nevojën e intensifikimit të tij ndërmjet dy vendeve.