Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në intervistë për Studion e hapur me rastin e "100 ditë Qeveri" në RTM, thotë se është i zhgënjyer me veprimet e deritanishme të prokurorisë dhe gjyqësorit, gjegjësisht edhe pse kanë pasur mundësi të punojnë konform ligjeve dhe Kushtetutës, disa prokurorë dhe gjyqtarë punojnë në mënyrë kalkulative, siç tha ai, veprojnë sipas navigimit të marrë nga qendrat e tjera, gjegjësisht nga ato qendra që i kanë propozuar të jenë aty ku janë, dhe kjo nuk është mirë.
“Ja një shembull për të cilin opinioni nuk e di, për të cilin është konstatuar keqpërdorim serioz dhe dëmtim i buxhetit të shtetit, në rastin e buxhetit komunal për rreth 70, 80 milionë denarë. Nga ana e gjykatësit është urdhëruar të paraqitej në gjykatë një herë në javë. Dhe tani do të hyjmë në një proces që do të zgjasë ndoshta dekada, përafërsisht kështu duket çështja”, tha ai dhe shtoi:
“Por, nuk dua që kjo të tingëllojë si presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Mua ndoshta më e lehtë si kryetar i Qeverisë, siç thoni ju keni dy të tretat, është t'i ndryshojmë të gjitha këto, t’ju bëjmë interpelancë dhe në vendin e tyre të sjellim njerëz që ne do t'i propozojmë. Dhe ndoshta atëherë ne do të kemi betejë të fortë, të ashpër, të fortë. Por pastaj do të thonë, ja sollët kuadro partiake, u larguan ato, erdhën të tjerët dhe e gjithë kjo do t'i hedhë njollë procesit. Prandaj ne themi, kemi prokuror publik që është zgjedhur nga shumica e mëparshme. Të kemi 80 deputetë, por themi ja ky prokuror nga udhëheqësia e kaluar nga LSDM dhe BDI të akuzojë sipas ligjit, ashtu siç duhet.
Ne nuk e ndryshojmë, megjithëse mund ta ndërrojmë nesër, edhe atë edhe këshillin gjyqësor edhe atë të prokurorëve publikë. Por ne japim shans, që të mos jetë se ne partizojmë. Por ky shans nuk do të jetë përgjithmonë. Ai shans imtësohet, harxhohet. Dhe kur e shohim se nuk e ka bërë, atëherë është logjike të propozojmë njerëzit tanë që besojmë se do të sjellin atë që ne dhe qytetarët presim ta realizojmë, e kjo është betejë kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo është strategjia jonë.
Ja po japim shans, që të mos jetë se nuk e kemi dhënë, se jemi duke partizuar, ja urdhëroni zotërinj, akuzoni dhe gjykoni sipas ligjit dhe Kushtetutës. Deri tani jam zhgënjyer në disa raste. Veprohet në mënyrë kalkulative dhe duhet të them se bëhet sipas navigimit të marrë nga qendrat e tjera, gjegjësisht nga ato qendra që i kanë propozuar ato të ishin aty ku janë dhe kjo nuk është mirë”.