Fetai, në hapjen e spitalit të katërt të Sante Plus Group: Hap drejtë përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, morri pjesë në hapjen solemne të spitalit të katërt të Sante Plus Group në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kolegë nga Qeveria dhe me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer Bolat.

Në fjalën përshëndetëse zotri Fetai theksoi se kjo arritje e rëndësishme është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të pronarit të grupit, z. Bilal Kara.

Ai pastaj potencoi se ky spital është pjesë e një rrjeti të gjerë që përfshin edhe Turqinë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, dhe përfaqëson një hap të madh përpara në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë.

Nënkryetari Arben Fetai përfundoj fjalimin e tij duke thënë se ky investim jo vetëm që do të rrisë standardet e kujdesit shëndetësor dhe do të lehtësojë ngarkesën e institucioneve ekzistuese, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për zhvillim profesional dhe përparim në fushën e mjekësisë.

Në fund në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryeministri, falënderoj Sante Plus Group për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar për shëndetin e qytetarëve tanë!