Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin "360 Shkallë", foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg.
"Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që janë në burg. Ajo që, bazuar në një informacion të supozuar të marrë nga një informator, ishte përgatitur një shënim që më pas, sipas procedurës së agjencisë, shërbente si alibi që të mundet në mënyrë institucionale të ndiqet dhe theksoi se nuk është në rregull dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti që MPB nuk ishte informuar. Bazuar në atë që arrita të shoh dhe dëgjoj nga njerëzit me të cilët komunikoj, e që janë të punësuar në agjencitë që merren me sigurinë, mund të konkludoj se bëhet fjalë për një procedurë të brendshme ku shfrytëzohen resurset e këtyre agjencive, të cilat zakonisht veprojnë bazuar në informacionet e marra, pa pasur prova materiale", theksoi Mickoski dhe shtoi:
"Kjo për mua nuk është në rregull dhe do t'ju them edhe pse. Sepse, nëse unë do të kisha financuar apo inspiruar një formacion të armatosur që përbënte rrezik për rendin juridik dhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe një nga këto agjenci e kishte konstatuar këtë, atëherë logjikisht kjo agjenci duhej të informonte Ministrinë e Punëve të Brendshme. Parashtohet pyetja se pse nuk e informoi? Po ju jap edhe përgjigjen. Sepse në atë periudhë, kur agjencia kishte konstatuar këtë përmes informacionit të marrë nga burimi i saj, nuk kishte informuar ministrin për arsye se ministri atëherë ishte ministri teknik Naqe Çulev. Sepse nuk është e saktë. Sepse do të konstatohej një keqpërdorim klasik."