Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot zhvilloi një takim pune me një delegacion nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i kryesuar nga kryetari Limko Bejzaroski.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe qëndrime mbi disa tema, me fokus në afirmimin e të drejtave të njeriut në shoqëri dhe forcimin e kredibilitetit, si dhe rëndësinë e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve, pa dallim feje, kombësie apo përkatësie etnike.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe faktin se duhet të vazhdohet në të njëjtën rrugë, duke siguruar që të gjithë qytetarët të ndihen të barabartë dhe që vendi të mbetet një shembull i bashkëjetesës mes komuniteteve të ndryshme etnike, në një atmosferë të mirëkuptimit dhe gatishmërisë për të ecur përpara së bashku.
Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit ranë dakord se, përveçse bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve duhet të vazhdojë dhe të forcohet, vizioni i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si një forcë lëvizëse e ndryshimeve pozitive për barazi thelbësore, promovimin e të drejtave të njeriut dhe eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit, që gëzon një besim të madh nga qytetarët, duhet të mbetet një objektiv i përbashkët.