Durmishi: Raporti i Revizionit ka konstatuar një sërë shkeljesh të udhëheqësisë paraprake

Të nderuar qytetarë
Të nderuara media
Siç kam deklaruar më herët se do të angazhojë revizion për të parë se si janë zhvilluar procedurat në periudhën paraprake, del se shkeljet janë të shumta. Informacionet që i kemi siguruar janë dëshmi se si ka punuar dhe si kanë udhëhequr me këtë ministri. Në pah vihet keqeverisja, mungesa e transparencës, dhe një sërë shkeljesh të procedurave administrative dhe ligjore.  
Tashmë raportin e kemi, dhe kërkojmë nga organet kompetente që të  ndërmarrin masa për të zbardhur gjithë këtë situatë.
Sipas Raportit gjatë kësaj periudhe janë bërë shkelje të shumta dhe mosrespektimi i procedurave administrative  dhe rregullores se brendshme.
Shkelje janë bërë  në procedurën e furnizimeve publike. Në vitin 2021, është bërë furnizimi i Softverit  për menaxhim të aplikacioneve nga persona fizik dhe juridik për nevojat e ministrisë në vlerë prej  2 milion e 490 mije denarë, por i njëjti nuk është në funksion dhe nuk ka asnjë shpjegim ose raport se pse nuk është vënë në funksion ky Softver. Ka indikacione për shkelje të procedurave pasi i gjithë procesi është kryer në afat prej 15 ditëve kur dihet se bëhet fjalë për një Softver që kërkon kohë dhe profesionist. Revizioni konstaton se kjo paraqet rrezik dhe ka shkelje sepse për dy jave është kryer e gjithë procedura.
Po ashtu në vitin 2022, është nënshkruar kontratë për furnizim publik për punë ndërtimore në lidhje me ndërtimin e Linjës infrastrukturore dhe rrethojat e parcelave në lokacionin Manastirec  në Makedonksi Brod, dhe në lokacionin Amzabegovoi Sveti Nikole, në shumë prej 25 milion denarë ( 400 mijë euro). Nga ana e revizionit janë konstatuar disa lëshime, të cilat janë dyshuese ka të bëjë me faktin se edhe pse është nënshkruar kontratë me firmën përzgjedhëse realizuese këto punë nuk janë kryer aspak gjegjësisht  bëhet fjalë për ndërtimin e një qendre foto-voltaike. Nga ky mos realizim dhe nga kjo neglizhencë e ish drejtuesve të ministrisë nuk janë realizuar mjetet e parapara të Ministrisë së Ekonomisë. Në këtë drejtim shteti ka humbur investitorin nga i cili do të gjeneroheshin të ardhura dhe do të hapeshin vende të reja të punës. 
Parregullsi ka konstatuar edhe në angazhimin e personave me kontrate në vepër si nga aspekti i pranisë në punë dhe mungesës së evidencës, detyrat dhe obligimet e punës dhe përgatitjes profesionale adekuate të tyre. Revizioni shkelje ka konstatuar edhe në shfrytëzimin e veturave zyrtare dhe mos plotësimi i dokumentacionit adekuat ligjor, këtu përfshihet edhe furnizimin me karburant të këtyre veturave. 

Po ashtu pas një procedure të vecantë administrative kemi informacione se buxheti i shtetit është dëmtuar për 127.721.000.00 denar ose përafërsisht 2 milion euro, si rezultat i mosmarrjes së masave nga ana e komisioneve të ministrisë në periudhën prej vitit 2019 e deri më 2023. Komisionet për kundërvajtje janë formuar në vitin 2022, por deri më 2024 nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim duke bërë që shumë lëndë të vjetërsohen dhe shteti të humbet këtë shumë. Numri i lëndëve që janë vjetërsuar është 1534 dhe nuk mund të udhëhiqet tashmë asnjë procedurë.
Njoftojmë opinionin se Komisioni për kundërvajtje dhe shqiptimin e sanksioneve në Ministrinë e Ekonomisë është formuar më datën 04.10.2022, madje 4 vjet e 4 muaj nga pranimi i lëndëve nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Ministrinë e Ekonomisë?! Në raportet deri te ministri, anëtarët e komisionit japin informacione se nuk ka kushte të formohet komisioni, të funksionojë dhe të punojë  për shkak që nuk ka numër të mjaftueshëm të anëtarëve ( duhet 5 ose 7 anëtarë)kurse kanë punuar vetëm 3 anëtarë, shtrohet pyetja çfarë kanë punuar shërbimet në ME 4 vjet e 4 muaj? Dhe siç shihet, si rezultat i mosfunksionimit të këtij komisioni ka ardhur deri te vjetërsimi i mbi 1500 lëndëve.

Pra shiç mund edhe të shihni, janë një sërë shkeljesh të cilat i ka konstatuar revizioni. PUBLIKISHT FTOJ ORGANET KOMPETENTE TË SHQYRTOJNË RAPORTIN E REVIZIONIT.
TË GJITHË ATA QË KANË BËRË SHKELJE OSE KANË ABUZUAR ME LIGJIN, DO TË JAPIN LLOGARI.