Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si po zhvillohet ndërtimi i rrugëve të premtuara në mbarë shtetin, tha:
“Ndërtimi, nëse krahasohet me atë se si po përparon tani dhe si ka qenë në të njëjtën periudhë, le të themi para një apo dy vjet më parë, mund të them se dallimi është përmirësuar dhjetëfish, sa i përket dinamikës.
Keni qenë dëshmitar në fillim të vitit që janë lëshuar në përdorim disa rrugë të shpejta, duke përfshirë rrugën Çatall-Dllaboçicë-Kriva Pallankë, gjegjësisht Stracin-Kriva Pallankë. Po ashtu rruga nga Gradsko deri në Drenovë praktikisht duhet të përfundojë tani. Për të vazhduar më tej me realizimin e këtyre projekteve.
Për më tepër, korridoret 8 dhe korridori 10D realizohen me dinamikë të pandërprerë, ajo që ishte ngecur me vite tani po zgjidhet, fronti tashmë është i hapur. Pres që deri në fund të muajit të ardhshëm të zgjidhen marrëdhëniet shpronësore dhe pronësore-juridike, duke hapur kështu një front për kompanitë e ndërtimit.
Në të njëjtën, kohë kërkohet zgjidhje për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë, pasi e dini se një pjesë e asaj rruge është brenda perimetrit të mbrojtur nga UNESCO, zhvillohen diskutime me kompaninë kontraktore. Në të njëjtën kohë, me ritme të pandërprera po vazhdon puna në pjesën nga Kërçova deri në Ohër. Presim që nga Vërbjani deri në Ohër, me përjashtim të pjesës afër Botunit, të lëshohet edhe ai. Është lëshuar pjesa e parë e rrugës së hekurudhës për Bullgari, Kumanovë-Beljakovc, po punohet në pjesën nga Beljakovca deri në Kriva Pallankë. Po zhvillohen diskutime me fqinjin lindor, Bullgarinë në nivel të lartë për pjesën e tretë të rrugës dhe atë pjesë që i përket Bullgarisë. Meqë e thashë dhe dje, do ta përsëris, Korridori 8 nënkupton lidhjen e Durrësit me Burgasin. Korridori 8 nuk nënkupton lidhjen e Kumanovës me Kriva Pallankën. Kjo është arsyeja pse ne duam të dimë qartë se cilat janë planet e fqinjëve tanë. Ne po e kryejmë punën tonë, qytetarët po paguajnë kreditë që marrim si shtet dhe i ndërtojmë. Ne duam që të shohim se çfarë ndodh në Bullgari dhe Shqipëri, ky është praktikisht Korridori 8.
"Pra, vlerësoj se dinamika është jashtëzakonisht e mirë dhe pres shumë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë në periudhën në vijim."