Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot qëndroi për vizitë pune në Кomunën e Sveti Nikollës, ku së bashku me kryetarin Dejan Vlladev vizituan lokacionin ku po ndërtohet kanalizimi fekal i fshatit Mustafinë, me gjatësi prej 8 kilometra.
Projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafino është projekt shumëvjeçar dhe financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Ajo që dua të theksoj është se projekti po realizohet më shpejt se sa ishte planifikuar, shkalla e realizimit të punëve ndërtimore është 82 për qind e gjithë projektit”, tha ministri Mexhiti dhe informoi se do të investohen edhe mjete në infrastrukturën ujore në këtë komunë përmes Bankës Evropiane për Investime.
Kryetari Dejan Vlladev falënderoi për ndihmën e madhe të marrë si nga ministria ashtu edhe nga Qeveria dhe informoi se komuna e Sveti Nikollës do të aplikojë për thirrjen e re nga Qeveria me projektin për rrjetin e ujësjellësit në komunë në vendin e ashtuquajtur Knezhevski Pat, që do të zgjidhë në mënyrë të përhershme problemin e furnizimit me ujë në këtë komunë dhe do të sigurojë kushte moderne të jetesës për popullatën.