Saliu: U mbajt takimi i parë i Trupit Koordinues Nacional për monitorimin e zbatimit të strategjisë për përfshirjen e Romëve 2022-2030

Në cilësinë e Koordinatorit Nacional, sot drejtova takimin e parë të Trupit Koordinues Nacional (TKN) për monitorimin e zbatimit të strategjisë për përfshirjen e Romëve 2022-2030, në përbërjen e tij të re.   

Në kuadër të rendit të ditës së takimit, përfaqësuesi i kabinetit tim, si anëtar i TKN-së, prezantoi ndryshimet në strategjinë për përfshirjen e Romëve 2022-2030. Përfaqësuesit e ministrive të përfshira në zbatimin e strategjisë, në cilësinë e anëtarëve të TKN-së, paraqitën aktivitetet e kryera dhe ato të planifikuara nga institucionet e tyre me qëllim përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut.   

Zbatimi i planeve kombëtare të parashikuara nga strategjia për përfshirjen e Romëve 2022-2030 do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional.