Projekti për modernizimin e aeroportit të Ohrit dhe rikonstruksioni dhe adaptimi i Spitalit Ushtarak, me vlerë prej 12.7 milionë euro, do të financohet nga kompania TAV si detyrim që ka nga Marrëveshja e koncesionit. Është e palogjikshme pse deri tani asnjë nga qeveritë e mëparshme nuk ka kërkuar nga kompania të përmbushë detyrimet nga marrëveshja, theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në emisionin “Jadi Burek”.
Siç theksoi zëvendëskryeministri, TAV ka detyrimin të investojë 15 milionë euro në përputhje me Marrëveshjen e koncesionit. Zgjedhja ishte rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit për ta afruar atë me nivelin e aeroportit të Shkupit, ndërsa ideja për rikonstruksionin e Spitalit Ushtarak është krijimi i një kompleksi shëndetësor ku do të ofrohen shërbime me cilësi të lartë për pacientët nga i gjithë shteti.
TAV do të zgjedhë kontraktorët, projektuesit dhe ata do të paguajnë. Edhe kjo është e parashikuar me Marrëveshjen e koncesionit, për të cilën ata kanë detyrime fiskale ndaj shtetit. Aeroporti i Shkupit është rikonstruktuar dhe i ka dhënë një impuls të ri trafikut të pasagjerëve, ndërsa për fat të keq kjo nuk është bërë për aeroportin e Ohrit. Në kushte kur kemi 9 linja të reja ajrore që i kemi sjellë brenda disa muajve, me një mënyrë të ndryshuar të subvencionimit dhe me 35 mijë turistë të paralajmëruar jashtë sezonit, duhet të kemi një aeroport modern. Është e drejtë që t’i kushtojmë vëmendje edhe aeroportit të Ohrit, natyrisht në vëllim më të vogël. Ky është rikonstruksioni i parë pas ndërtimit të tij në kohën e Titos.
Sa i përket Spitalit Ushtarak, ne po mendojmë cili është problemi më i madh në shtet, që definitivisht është shëndetësia. Vendosëm të investojmë në një kompleks të plotë, i cili është zemra e shëndetësisë maqedonase dhe që është spitali kryesor i qytetit ku vijnë pacientë nga i gjithë shteti. Rikonstruksioni do të fillojë nga çatia dhe e dini pse, sepse operojnë me tavane që rrjedhin. Do të vendosim panele fotovoltaike në të gjithë çatinë, së treti do të zëvendësohen të gjitha ashensorët. Së katërti, të gjitha sallat ekzistuese do të shemben, do të çohen në zero dhe do të ndërtohen salla të reja operative, të cilat do të pajisen plotësisht. Ajo që për mua është më interesante është se për herë të parë në Maqedoni dhe në rajon do të ndërtohet një sallë robotike ku operacionet do të kryhen nga robotë të drejtuar nga mjekët. Në total, do të rikonstruktohen 4000 m² sipërfaqe të përdorshme. Më tej, është paraparë rikonstruksioni i kujdesit intensive, hapësirat ndihmëse, ndryshimi i plotë i laboratorëve nga ata të zakonshmit deri te më modernët. Të gjitha së bashku do të krijojnë një pamje krejtësisht të re për Spitalin Ushtarak dhe një cilësi të re në shëndetësinë maqedonase, duke garantuar se do të jetë më cilësor se spitalet private. Dhe më e rëndësishmja, do ta përfundojmë deri në muajin nëntor që të jetë funksional, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.